Atë Zollner SI Atë Zollner SI 

P. Zollner: nga lufta kundër shpërdorimeve varet vetë misioni i Kishës

Intervistë me atë Hans Zollner, anëtar i Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve, pas botimit të Raportit për shpërdorimet seksuale në dioqezën e Pennsylvani-së, SHBA.

R. SH. - Vatikan

Dhembje, turp, zemërim! Këto, ndjenjat e bashkësisë katolike dhe të shoqërisë amerikane, pas botimit të Raportit mbi shpërdorimet seksuale në Pennsylvani. Shumë e shprehën tronditjen e tyre të thellë duke shkruar në gazeta ose në mjetet shoqërore të komunikimit. Reagim ky, që vë në dukje sa i rëndë është ky fenomen i tmerrshëm. Vaticav News intervistoi atin jezuit Hans Zollner, anëtar i Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve dhe kryetar i Qendrës për  Mbrojtjen e të Miturve pranë Universitetit Papnor Gregorian:

Sigurisht, janë numra tronditës, tmerrues, të cilët flasin për një  përmasë, të cilën deri ndonjë vit më parë nuk mund a sta mendonim. Ky Raport ndjek vijën e raporteve të tjera, që i kemi parë. Për shembull, ndjek atë të Komisionit të qeverisë australiane dhe raporteve, që praktikisht konfirmojnë se një numër  ndërmjte 4  e 6 % e meshtarëve, në harkun e shtatëdhjetë vjetëve,  u akuzuan ose u  dënuan për shpërdorimin e të miturve. Të tmerron fakti se shumë njerëz, që e kishin për detyrë t’i mbronin të miturit, i shpërdoruan!  E edhe se për shumë dekada në Kishë nuk vepruam seriozisht në luftën kundër këtij krimi, nuk dënuam kënd, përkundrazi, shumë herë këta njerëz, këta shpëdorures - u mbrojtën, edhe nga ana e hjerarkisë, nga ipeshkvijtë ose nga provincialët.

Atë Zollner, natyrisht kjo është temë që lidhet me rregulla, normativa, kontrolle… Por ndoshta, më fort me mendësinë, me ndryshimet, sjelljet….

Nuk flitet vetëm për zbatimin e normave, por duhet  të mos harrojmë se mbrojtja e të miturve është detyrë themelore e misionit të Kishës e të parët që duhet ta çojnë përpara këtë mison, janë klerikët dhe të gjithë ata, që punojnë në gjirin e Kishës.

Shumë besimtarë pyesin si është e mundur të ndodhë një shëmtim i tillë. Të prekin thellë fjalët e kryetarit të ipeshkvijve amerikanë, kardinalit DiNardo, që foli për “katastrofë morale”. Si mund të ringrihemi përsëri në këmbë pas katastrofës morale të besueshmërisë….  Sa i beson sot  bota  Kishës? Sa i besojnë njerëzit?

Në të vërtetë është diçka tepër misterioze, zymtisht misterioze. Si është e mundur  që në gjirin e Kishës, për shumë vjet,  u mundësua një sjellje e tillë nga ana e disa meshtarëve. Po të tjerët, a nuk e panë këtë të keqe? E nëse e panë, pse lejuan që e keqja të merrte dhenë?... Ata e sidomos, drejtuesit, që e lëvizën shpërdoruesin nga një famulli në tjetrën. Nga nji dioqezë, në tjetrën… Kjo me të vërtetë duhet të marrë fund, e jo vetëm për besueshmërinë në Kishën, por edhe për vetë ekzistencën dhe misionin e saj, sepse kështu nuk e ndjek shembullin e Mësuesit të vet që - siç na e kujton Ungjilli - dëshiron që më të vegjlit, fëmijët, të shkojnë tek Ai.  Fundi i fundit kjo domethënë se duhet ta pyesim vetë Zotin e historisë, ç’dëshiron të na thotë. Mendoj se nuk është fjala thjesht për besueshmërinë a mungesën e saj, sepse besimi në Kishën rritet vetëm kur njeriu e bën, atë që e thotë. Me gjithë këto zbulime e raporte, me të drejtë njerëzit zhgënjehen  e pyesin: “Po këta meshtarë e ipeshkvij, ç’po bëjnë kështu? Thonë një gjë, shpallin Ungjillin, ndërsa konkretisht bëjnë të kundërtën!”.

Cila është, atëhere, sfida, sipas Jush?

Një nga sfidat më të rëndësishme të çastit është të mos biem në “kurthin”, e përpjekjes për ta zgjidhur shpejt e shpejt e artificialisht problemin. Duhet t’i shkojmë deri në fund të fundit e t’i kërkojmë, me lutje, me heshtje, me gjithë turpin e mundshëm, me gjithë trishtimin e gjithë sinqeritetin e mundshëm Zotit çka dëshiron nga ne, si duhet të jetë meshtari sot, si mund t’i formojmë meshtarët, ku duhet të synojmë. Kjo nuk është gjë që duhet ose që mund ta zgjidhim ne. Jam thellësisht i bindur se është diçka shumë më e madhe e se Zoti na fton ta rimendojmë mënyrën si e ndjejmë e si e mendojmë Kishën!

20 gusht 2018, 12:41