Cerca

Vatican News
 Zgjedhja e Papës  Gjon Pali II Zgjedhja e Papës Gjon Pali II 

25-vjet më parë, botimi i Enciklikës “Veritatis splendor"

Kanë filluar, tashmë, përgatitjet për përkujtimin e 25-vjetorit të botimit të letrës enciklike të Gjon Palit II “Veritatsi Splendor” (6 gusht 1993), kushtuar “disa çështjeve themelore të mësimit moral të Kishës”.

R. SH. - Vatikan

Kanë filluar, tashmë, përgatitjet për përkujtimin e 25-vjetorit të botimit të letrës enciklike të Gjon Palit II “Veritatsi Splendor” (6 gusht 1993), kushtuar “disa çështjeve themelore të mësimit moral të Kishës”. Në qendër të reflektimeve të Papës, “relativizmi sundues në shoqërinë e sotme”. Por edhe shumë probleme të tjera, gjithnjë aktuale. Në thellësi të zemrës së njeriut - shkruan Papa Shenjt - “mbetet gjithnjë malli për të vërtetën absolute dhe etja për të arritur në njohjen e saj të plotë”. Në enciklikë Gjon Pali II flet për krizën e së vërtetës, për vartësisnë e lirisë nga e vërteta (vetëm e vërteta të bën të lirë), për të vërtetën e pandryshueshme, të vërtetën objektive e të vërtetën e plotë. “Zoti e bën njeriun pjesëmarrës të ligjit të vet. Prej këndej, për vullnet të Provanisë hyjnore, mund ta njohë gjithnjë më shumë të vërtetën e pandryshueshme, të vlefshme gjithnjë e për të gjithë” – shkruan Papa Wojtyla. Enciklika është shfrytëzuar nga të ashtuquajturit tradicionalistë për të sulmuar Papën Françesku, ndërsa nga modernistët, për ta hedhur poshtë mendimin e Papës Wojtyla. Por për këtë do të flasim përsëri, më thellësisht, më 6 gusht!

03 gusht 2018, 13:41