Kërko

 Papa: kurrë më viktima të trafikut Papa: kurrë më viktima të trafikut 

Trafiku: Seksioni Emigrantët dhe refugjatët i Selisë Shenjtë nis fushatën social#EndHuman Trafficking

Duke nisur nga data 27 korrik e për gjithë muajin e gushtit, Seksioni Migranti e Rifugiati i Dikasterit vatikanas për shërbimin e zhvillimit e gjithanshëm njerëzor, filloi një fushatë me temën e trafikut.

R. SH. - Vatikan

Duke nisur nga data 27 korrik e për gjithë muajin e gushtit, Seksioni Migranti e Rifugiati i Dikasterit vatikanas për shërbimin e zhvillimit e gjithanshëm njerëzor, filloi një fushatë me temën e trafikut, me rastin e Ditës botërore të trafikut të qenieve njerëzore, që bie më 30 korrik. “Të kërkojmë t’i shpërndash të gjitha materialet tona ndër njerëzit, që i njeh, për t’i sensibilizuar mbi problemin gati-gati të harruar” - shpjegohet. Hashtagu për t’u përdorur do të jetë #EndHumanTraffiking.

“Puna për sensibilizimin duhet nisur nga shtëpia jonë, nga vetvetja jonë - ka thënë Papa Françesku - sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje  t’i bëjmë të vetëdijshme bashkësitë tona, duke i nxitur të angazhohen që asnjë qenie njerëzore të mos jetë kurrë më viktimë e trafikut”.

29 korrik 2018, 11:56