Tweet del Papa per MandelaDay Tweet del Papa per MandelaDay 

#MandelaDay. Papa Françesku: të ndërtojmë qytetërimin e dashurisë

"Jezusi na fton të ndërtojmë së bashku qytetërimin e dashurisë në situatat ku ndodhemi dhe të jetojmë çdo ditë". Papa Françesku ia kushton një tweet Nelson Mandelës, në Ditën Ndërkombëtare të sotme, shpallur e organizuar nga OKB-ja në përkim me ditëlindjen e Çmimit Nobel të Paqes.

R. SH. - Vatikan

"Jezusi na fton të ndërtojmë së bashku qytetërimin e dashurisë në situatat ku ndodhemi dhe jetojmë çdo ditë". Papa Françesku ia kushton një tweet Nelson Mandelës, në Ditën Ndërkombëtare të sotme, shpallur e organizuar nga OKB-ja në përkim me ditëlindjen e Çmimit Nobel të Paqes.

Po kёshtu edhe vitin e kaluar, Papa Bergolgio nuk e harroi këtë takim, kur në një tweet pati shkruar: "Duhet t’i kapërcejmë të gjitha format e racizmit, tё intolerancës dhe tё shfrytëzimit të njeriut". "Mbrojtja e jetës dhe e dinjitetit tё njeriut, refuzimi i racizmit dhe i çdo shtypje e dhune tjetёr janë vlera që, njëqind vjet pas lindjes, mbeten nё mënyrë tё pashlyeshme të lidhura me jetën e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, i cili vdiq më 5 dhjetor 2013" .

18 korrik 2018, 18:48