Paolo Ruffini, Prefekti i ri Paolo Ruffini, Prefekti i ri 

Gazetari Paolo Ruffini emërohet prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin

I emëruar nga Papa prefekt i Dikasterit për Komunikimin, Paolo Ruffini kujton me emocion të thellë të kaluarën e afërt, me shikimin nga udha, që i hap detyra e re, tejet e rëndësishme.

R. SH. - Vatikan

“Vitet në Tv2000 ishin për mua një udhë tejet e bukur, entuziazmuese, përkrah njerëzve të jashtëzakonshëm. Për këtë falënderoj kryesinë e Kishës italiane, që më thirri, duke më besuar, e më mbështeti në këtë udhë. E falënderoj dhe gjithë kolegët (duke nisur nga Lucio Brunelli, drejtor i news) që e bënë të mundur, real, ditë për ditë. Ishin ditë e vite, që nuk do t’i harroj kurrë”. Kështu u shpreh  prefekti i ri i Dikasterit për Komunikimin, ish-drejtor i TV2000, Paolo Rufini, në një deklaratë dhënë agjencisë Sir.

“Me ndihmën dhe mbështetjen e Konferencës ipeshkvnore italiane dhe të mbarë Kishës - shtoi Ruffini - bëmë të rritej një Tv, një radio e bukur, një univers i bukur web e social, alternativë e një komunikimi tepër shpesh të bazuar mbi çka e bukur nuk është! Jam i bindur se kjo udhë do të vijojë në të ardhmen edhe më me forcë”. “Përsa më përket mua, më ka ndodhur shumë herë në jetë - vijoi - të ndërroj role. Të rifilloj nga e para. Gjithnjë në mënyrë fare të paparashikuar. Por kjo është më e paparashikuara nga të gjitha.

Kjo e Papa Françeskut - deklaroi prefekti i ri i Vatikanit për mediat - qe një thirrje që më befasoi, një gjë që nuk e prisja, për një detyrë kaq e madhe sa që do të jetë edhe për vogëlsinë sime personale një nxitje, një këshillim i përhershëm modestie e shërbimi. Para kësaj thirrjeje unë mund vetëm të shpreh mirënjohjen time dhe vë në dispozicion, për një plan kaq të madh e e veçantë, impenjimin tim, gjithçka që di dhe gjithçka që unë jam".

 

05 korrik 2018, 15:16