Kërko

   Kardinali Pietro Parolin në Spitalin Bambino Gesù Kardinali Pietro Parolin në Spitalin Bambino Gesù 

Nikaragua: kard. Parolin “urojmë të rifillojë dialogu”, por duhet vullnet i mirë nga të dyja palët

Kardinali Pietro Parolin, duke folur me gazetarët për ngjarjet e fundit në Nikaragua, në përfundim të paraqitjes së bilancit shoqëror dhe relacionit shëndetësor e shkencor të Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, uron që në vendin qendramerikan të rifillojë dialogu.

R. SH. - Vatikan

“Për fat të keq janë grupet paraushtarake, që po mbjellin terror, duke sulmuar e duke vrarë. Edhe nunci ishte viktimë e njërit prej këtyre grupeve. Ne urojmë që dialogu,  këto ditë në vendnumro, të rifillojë e të japë ndonjë frut, pa harruar se  në çdo dialog duhet vullnet i mirë për të arritur ndonjë kompromis nga ana e të dyja palëve”.

Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin dje, duke folur me gazetarët, në përfundim të paraqitjes së bilancit shoqëror  dhe relacionit shëndetësor e shkencor të Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë.

Pyetjes nëse ka pasur ndonjë protestë nga ana e Selisë së Shenjtë, Parolin iu përgjigj negativisht, duke pohuar se “nunci diti ta përballojë shumë mirë situatën, edhe pse e njeh thellësisht Nikaraguan, ku ka qenë sekretar nunciature e ku u rikthye si nunc. E di fare mirë, prandaj, si duhen përballuar situatat e kësaj natyre”.

13 korrik 2018, 13:22