Medjugorje Medjugorje 

Medjugorje, Imzot Hoser fillon shërbimin e tij si vizitator apostolik

Imzot Henryk Hoser fillon misionin e tij të ri në Medjugorje, sipas kërkesës sё Papës për t’i shoqëruar nё aspektit shpirtëror e baritor besimtarёt që jetojnë dhe ata qё shkojnë në këtë qytet të vogël të Bosnjes-Herzegovinës. Kryeipeshkvi Polak nuk do të merret me vërtetësinë e dukjeve.

R. SH. - Vatikan

Besimtarët e famullisë kishtare dhe shtegtarët janë të ftuar të marrin pjesë në Meshën qё kremtohet këtë të diele në orën 19:00 nga Imzot Henryk Hoser, i cili fillon misionin e tij të ri në Medjugorje, sipas kërkesës sё Papa Françeskut për t’i shoqëruar pastoralisht, nё aspektit shpirtëror e baritor ata besimtarё që jetojnë dhe ata qё shkojnë në këtë qytet të vogël të Bosnjes-Herzegovinës

Kryeipeshkvi polak Henryk Hoser, i cili u emërua nga Papa vizitator i veçantë apostolik për famullinë kishtare tё Medjugorje-s, do të fillojë shërbimin e tij baritor të dielën, 22 korrik, me një Meshë solemne, e cila do të kremtohet në orën 19.00. Famullia i fton të gjithë besimtarët dhe shtegtarët që të marrin pjesë në këtë kremtim eukaristik.

Misioni baritor

Kryeipeshkvi-Ipeshkëv nderi i Varshavё-Pragës (Poloni), Imzot, Hoser më 11 shkurt 2017 qe emëruar nga Papa Françesku si i dërguar i posaçëm i Selisë së Shenjtë për famullinë kishtare tё Medjugorje-s. Salla e shtypit e Vatikanit në një deklaratë njoftoi: "Misioni ka pёr qёllim të fitojë njohuri më të thella për gjendjen baritore rreth atij realiteti dhe, mbi të gjitha, pёr nevojat e besimtarëve që vijnë në shtegtim dhe, në bazë të tyre, tё  sugjerojë iniciativa të mundshme baritore për të ardhmen.

Prandaj, do të ketë një karakter krejtësisht baritor. Pritet që Imzot Hoser, i cili do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeipeshkvit-ipeshkvit të Warshavё-Pragës, do të përfundojë mandatin e tij deri në verën e ardhshme ".

Shenjë e kujdesit të Papës

Të njëjtën ditë, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke theksoi se "misioni i të Dërguarit të Posaçëm është një shenjë e vëmendjes dhe kujdesit të Atit të Shenjtë Bergoglio për shtegtarët. Qëllimi nuk është hetues, inkuizitor, por rreptësishtë pastoral. I Dёrguari nuk do tё hyjë nё meritën e shfaqjeve a dukjeve mariane, të cilat janë nën përgjegjësinë e kompetencën e Kongregatës sё Vatikat për Doktrinën e Fesё, dhe do të jetë në kontakt me ipeshkvin dioqezan tё vendit, fretërit e vegjël (françeskanët) - të cilëve u ёshtё besuar famullia kishtare e Medjugorje-s dhe me besimtarët e atij vendit ". Prandaj pati përfunduar duke thёnё se : "Është një mision për shtegtarët, nuk është kundër askujt".

Pra Papa Françesku e emëroi kryeipeshkvin imzot Hoser, vizitator të përhershëm në Medjugorje. Kryeipeshkvi Polak do të merret me shoqërimin besimtarëve, por pa hyrë në problemet, që kanë të bëjnë me vërtetësinë e dukjeve.

Papa Bergoglio, më datën 31 maj 2018, emëroi imzot Henryk Hoser, kryeipeshkëv nderi i Varshavë-Pragës, në Poloni, si “vizitator apostolik me karakter të posaçëm për famullinë kishtare tё Medjugorjes, me kohë të papërcaktuar  dhe ad nutum Sanctae Sedis” - domethënë në dispozicion të Selisë së Shenjtë. “Bëhet fjalë - njoftoi një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit - për një detyrë baritore, në vazhdimësi me misionin e të dërguarit të posaçëm të Selisë së Shenjtë për famullinë e Medjugorjes, besuar imzot Hoser më 11 shkurt 2017”.

“Misioni i vizitatorit apostolik ka për qëllim t’i sigurojë shoqërim të vazhdueshëm bashkësisë famullitare të Medjugorjes dhe besimtarëve, që shtegtojnë në shenjtërore, kërkesat e të cilëve duhen trajtuar me vëmendje të posaçme”. Emërimi, prandaj, nuk ka të bëjë me përfundimin  e çështjes së Medjugorjes, por është një hap i ri i misionit të vetë Hoser. Prelati do ta ketë selinë në Medjugore, për të bashkëpunuar më nga afër me ipeshkvin dhe françeskanët vendas.

21 korrik 2018, 19:24