Kërko

 BAMBINO GESÙ – Paraqitja e Bilancit Social 2017 BAMBINO GESÙ – Paraqitja e Bilancit Social 2017 

Kard. Parolin: Spitali i Krishtit Fëmijë, inovacion e vëmendje për të sëmurët

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin dhe presidentja e Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, Mariella Enoc, komentojnë bilancin e vitit të kaluar të Spitalit.

R: SH. - Vatikan

Më se 28 mijë shtrime e më se 2 milionë shërbime ambulatoriale. Janë këta, disa nga numrat e 2017-tës të Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, bilanci i të cilit u paraqit dje. Të dhëna të rëndësishme. Ndërmjet tyre,  po theksojmë mjekimin e 13 mijë të sëmurëve, duke e vënë gjithnjë fëmijën në qendër të vëmendjes të çdo lloj shërbimi. “Papa - pohoi kardinali Parolin - kur flasim për problemet e botës, shpesh thotë se nuk duhet të mendojmë vetëm për numrat, por duhet të mendojmë edhe, e sidomos, për fytyrat, e, në rastin tonë, për fytyrat e fëmijëve”.

Zgjedhja e periferive

Me tri seli të reja në prag të hapjes, objektivi është të shtrihet rrezja e veprimtarisë së Spitalit të Krishtit Fëmijë. “Me Papën Françesku, spitali ecën në udhën drejt periferive, si kur shkojmë ne tek fëmijët, ashtu edhe kur vijnë ata tek ne  - shpjegon presidentja, Mariella Enoc. “Fëmija është gjithnjë në qendër e ne mjekojmë edhe fëmijë me sëmundje të rënda. Me synimin për t’i shëruar. E në rast të kundërt, për t’i lehtësuar”.

12 korrik 2018, 14:43