Kërko

 Kardinali Turkson në Konferencën e tretë vatikanase “Impact Investing: Scaling Investment in Service of Integral Human Development”. Kardinali Turkson në Konferencën e tretë vatikanase “Impact Investing: Scaling Investment in Service of Integral Human Development”.  

Financa dhe zhvillimi: kard. Turkson “të provohen udhët e veçanta për të shtuar investimet në ndihmë të më të varfërve”

Konferenca e tretë vatikanase “Impact Investing”: Scaling Investment in Service of Integral Human Development” po zhvillohet rreth vizionit të Papës Françesku për ta vënë ekonominë në shërbim të popujve.

R. SH. - Vatikan

Nisi, në Romë, Konferenca e tretë vatikanase “Impact Investing”: Scaling Investment in Service of Integral Human Development”. E organizuar nga Catholic Relief Services dhe nga Dikasteri per Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor (8-10 korrik), konferenca po përqendrohet kryesisht  tek mënyrat konkrete me të cilat mund të përdoret kapitali, për t’i ndihmuar të varfërit.

Specialistë të investimeve dhe liderë katolikë të mbarë botës, po  shkëmbejnë përvojën dhe po vlerësojnë modelet financiare të kombinuara  si dhe mënyrat e investimit, për t’u bërë ballë sfidave sistematike me rëndësi të madhe, si për Kishën katolike, ashtu edhe për bashkësinë globale, lidhur me ndryshimet klimaterike, shëndetin, emigrantët e refugjatët, papunësinë në radhët e të rinjve.

“Konferenca e parë, mbajtur më 2014-tën , u përqendrua  mbi  interesimin e Kishës globale për  investimet me ndikim shoqëror, e dyta po shqyrton rrugën, në të cilën Kisha mund të japë ndihmesën për të krijuar  zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me ndihmën e kapitalit privat” - shpjegoi kardinali Peter Turkson, prefekt i Dikasterit të Vatikanit: “Tani po shqyrtojmë udhët e mundshme të veçanta për të shtuar kapitalin e përdorur për investimet, që i përgjigjen situatave konkrete, posaçërisht për më të varfërit e më të ligshtit, duke kërkuar angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve”.

Seria dyvjeçare e “Impact Investing Conferences” është platformë golobale afatgjatë që zhvillohet rreth vizionit të Papës Françesku për ta vënë ekonominë në shërbim të popujve.

09 korrik 2018, 14:47