Kërko

2017-12-28 La Sacra Famiglia 2017-12-28 La Sacra Famiglia 

Familjet e krishtera janë dëshmitare të dashurisë së Zotit

Ungjijtë janë shumë të përkorë, nuk flasin aspak për prindërit e Marisë. Si mund të marrim vesh diçka për ta? Po duke parë të bijën, Marinë, natyrisht e nga ajo mund të kuptojmë mënyrën e jetesës së Joakinit e të Anës.

R.SH.- Vatikan

Familjet e krishtera kanë si mision të jenë dëshmitare të misterit të Zotit, që është dashuri

Përsa i përket figurës së prindërve të shën Marisë, Shën Joakimit e Shën Anës që përkujtohet sot, Ungjijtë janë shumë të përkorë. Nuk flasin aspak për prindërit e Marisë. Si mund të marrim vesh diçka për ta? Po duke parë të bijën, Marinë, natyrisht e nga ajo mund të kuptojmë mënyrën e jetesës së Joakinit e të Anës.

Të fillojmë nga “Po”-ja e Lajmërimit të Zojës. Si ia doli Maria t’i besonte verbërisht Zotit? Ia doli, sepse në shtëpi ishte mësuar ta vinte Hyjin në plan të parë. “Po”-ja e saj është fryt i atmosferës në familje dhe i fesë, që i kishin përçuar Joakimi e Ana. Jo vetëm kaq! Kënga e ‘Madhërimit’ (“Magnificat”-i) që Maria i larton Hyjit, është plot me citime biblike, me të cilat Zoja Mari dëshmon se e njihte Shkrimin e Shenjtë, pavarësisht se ishte tepër e re. 

Gjatë Meshës së festës së Shën Joakimit e Anës, Papa na fton e kujton  t’i lutemi Zotit për të gjitha nënat e botës. Pse? Sepse sot është e nevojshme dhe urgjente të rizbulohet rëndësia edukative e nënës. Klemonsò, një burrë i madh shteti, francez, i cili nuk ishte ndonjë besimtar i madh, pati thënë dikur: “Popujt formohen mbi gjunjët e nënës”. Kjo vlen për formimin njerëzor, por edhe më tepër, për formimin fetar.

Të mendojmë për Papën Shën Gjonin XXIII: kujtimi i parë i fëmijërisë së tij ishte marian, përçuar nga e ëma, e cila, duke e shoqëruar Angjelo Ronkalin e vogël në shenjtëroren e Zojës, i tregoi me gisht: “A e shikon Zojën? Është nëna jote”.

26 korrik 2018, 12:44