TOPSHOT-BRAZIL-FAVELA-OPERATION TOPSHOT-BRAZIL-FAVELA-OPERATION 

#End HumanTrafficking fushatë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

#End HumanTrafficking fushatë kundër skllavërisë propozuar nga Dikasteri i Vatikanit për shërbimin e zhvillimit të njeriut me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, që kremtohet më 30 korrik.

R.SH. - Vatikan

#EndHumanTrafficking: ky është hashtagu për ta përdorur në mbështetje të fushatës sensibilizuese kundër skllavërisë, propozuar nga Seksioni për emigrantët dhe refugjatët i Dikasterit të Vatikanit për shërbimin e zhvillimit të tërësishëm njerëzor. Forcat pozitive e mediave sociale ftohen të mblidhet me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, që kremtohet të hënën më 30 korrik. Iniciativa, e cila do të zgjasë gjatë gjithë muajit gusht, u njoftua nga Dikasteri i Vatikanit me një tweet, botuar e propozuar gjithashtu edhe në faqet e Facebook e të Instagram.

Denoncohet një tragjedi me përmasave planetare: një industri që investon «150 miliardë dollarë në të gjithë botën. Fitimi nga skllavëria duhet të ndalet tani! Këto trupa (njerëzish) nuk janë në shitje. Ju lutemi, vëni "si" - “më pëlqen” dhe bashkënadajeni nismën për të na ndihmuar të sensibilizojmë dhe për ta ndalur trafikimin e qenieve njerëzore". Në shumë raste Papa Françesku e ka ngritur vazhdimisht zërin e tij për të denoncuar indiferencën përballë kësaj plage e për bërë thirrje për një ndërgjegjësim për këtë çështje në nivelin politik dhe institucional, por edhe atë individual.

Prandaj, shkruani nga dikasteri: "ne kërkojmë të bashkëndajmë përmbajtjen e programeve tona me të gjithë, për të sensibilizuar për një problem që është lënë pas dore". E duke cituar Papën mos harroni se kjo "punë e sensibilizimit duhet të fillojë që nga shtëpia, nga vetvetja jonë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje t’i bëjë komunitetet tona të vetëdijshme,  dhe t'i motivojmë të zotohen për të punuar për këtë kauzë, në mënyrë që asnjë qenie njerëzore të mos jetë kurrë më viktimë e trafikimit". (L’Osservatore Romano) 

Në pragun e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore i cili këtë vit fokusohet mbi trafikimin e fëmijëve dhe të rinjve, Save the Children ka prezantuar raportin "Skllevërit e vegjël të padukshme 2018".  

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën A/RES/68/192 të vitit 2013 ka shpallur datën e 30-të korrikut Ditë Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

"Trafikimi i njerëzve është një krim i ultë, një krim i urryer që ushqehet nga pabarazia, jostabiliteti dhe konfliktet –pohoi António Guterres në mesazhin e tij për rastin e kësaj Dite – duke shtuar se  trafikantët e njerëzve nxjerrin fitime duke përfituar nga shpresat e dëshpërimi i personave.

Ata grabisin e plaçkitin njerëzit që janë të dobët e të rrezikuar duke privuarata nga të drejtat e tyre themelore. Fëmijët e të rinjtë, emigrantët e refugjatët janë veçanërisht të ndjeshëm. Gratë e vajzat janë edhe një herë në shënjestër të atyre trafikantëve që i shfrytëzojnë, keqpërdorin e përfitojnë. Pra shohim një shfrytëzim brutal seksual, përfshirë këtu edhe prostitucionin e pavullnetshëm, martesën e detyruar e skllavërinë seksuale. Shohim një tregti të tmerrshme e të urryer të organeve njerëzore. Trafikimi i qenieve njerëzore merr shumë forma dhe nuk njeh kufij. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh veprojnë pa u ndëshkuar, duke vazhduar me krimet e tyre që nuk marrin vëmendjen e duhur dhe ndëshkimin e merituar. E kjo duhet të ndryshojë" .

29 korrik 2018, 11:45