2017-02-02  Concelebrazione Eucaristica per i Consacrati 2017-02-02 Concelebrazione Eucaristica per i Consacrati 

Botohet Udhëzimi mbi Ordo virginum: më 2020 takimi botëror i virgjërave të kushtuara

Botohet Udhëzimi Ecclesia Sponsae Imago, mbi Ordo virginum: dokumenti i parë i Selisë së Shenjtë, që thellon disiplinën e kësaj forme të posaçme të jetës së kushtuar të grave.

R. SH. - Vatikan

Botohet Udhëzimi Ecclesia Sponsae Imago, mbi Ordo virginum: dokumenti i parë i Selisë së Shenjtë, që thellon disiplinën e kësaj forme të posaçme të jetës së kushtuar të grave. Kardinali Braz de Aviz njofton se më 2020, në Romë, do të mbahet takimi botëror i virgjërave të kushtuara, për të kremtuar, me Papën, 50-vjetorin e Ritit.

“Përmes këtij Udhëzimi, vendosen parimet normative dhe kriteret orientuese që barinjtë e çdo dioqeze si dhe Kishat e veçanta duhet t’i zbatojnë gjatë kujdesit të tyre baritor për Ordo virginum”. Kështu shkruhet në hyrje të Udhëzimit “Ecclesia Sponsae Imago”, botuar nga Kongregata për Institutet e jetës së kushtuar dhe Shoqëritë e jetës apostolike.

Në vitet e fundit - vijon teksti - nga anë të ndryshme të botës arritën në dikaster  kërkesa për këshilla orientuese lidhur me veprimtarinë e ipeshkvijve dioqezanë në zbatimin e normave, që përmban Pontifikali Romak e që kujtohen nga neni 604 i Kodit të së Drejtës kanonike. U kërkua edhe përcaktimi i një disipline më të plotë e organike që, mbi bazën e parimeve të  përbashkëta të së drejtës së jetës të kushtuar, në format e ndryshme të saj, të saktësonte  natyrën e posaçme të Ordo virginum.

Përtëritja e pranisë së kësaj forme të jetës së kushtuar në Kishë, e cila riduket  pas Koncilit II të Vatikanit e edhe lidhet ngushtë me të,  si dhe shpejtësia e shtrirjes së saj në një mori kishash të veçanta, e bëjnë të nevojshme ruajtjen e Ordo virginum.

Prej këndej, edhe Udhëzimi. Pasi skicon themelin biblik dhe vë në dukje elementet tipike të thirrjes dhe të dëshmisë së Virgjërave të kushtuara (Pjesa I). Udhëzimi trajton posaçërisht natyrën e Ordo virginum në gjirin  e kishës së veçantë e edhe të Kishës universale (Pjesa II), për t’u ndaluar, më pas, mbi shqyrtimin e thirrjes dhe udhët e formimit, para kushtimit e gjatë formimit të përhershëm.

 

04 korrik 2018, 13:31