Versioni Beta

Cerca

Vatican News
PERU-POPE-VISIT PERU-POPE-VISIT  (AFP or licensors)

Sekretari i Shtetit të Vatikan, kardinali Pietro Parolin shkon për vizitë në Mal të Zi e Serbi

Nga data 27 qershor e deri më 1 korrik, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin viziton Malin e Zi dhe Serbinë. Në kuadrin e kësaj vizite, kardinali Parolin do të takojë autoritetet e larta shtetërore, Kishat katolike vendore dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

R. SH. - Vatikan

Nga data 27 qershor e deri më 1 korrik, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin viziton Malin e Zi dhe Serbinë. Vizita bëhet me ftesën e autoriteteve shtetërore si dhe të ipeshkvijve të Kishës katolike të dyja vendeve. Është vizita e parë e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Parolin në Mal të Zi e Serbi, shenjë e kujdesit dhe dashamirësisë së Papës e të Selisë së Shenjtë për popujt e këtyre shteteve e të rajonit në tërësi. Prandaj, vizita 5 ditore e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin pritet me interes të veçantë në Mal të Zi e Serbi dhe merr një domethënie të posaçme jo vetëm për dy vendet por edhe për mbarë rajonin.

Kështu, në kuadrin e kësaj vizite, kardinali Parolin do të takojë autoritetet e larta shtetërore, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe do të vizitojë Kishat katolike vendore.  Pikërisht në gjirin e këtyre komuniteteve, Hirësia e Tij do të kremtojë tri Meshë: një në Katedralen e re të shën Pjetrit në Tivar, një tjetër në Katedralen e shën Trifonit në Kotor dhe së fundi një Meshë në Kishën katolike në Novi Sad, me ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore katolike Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi.

Etapa e parë e vizitës kardinali Parolin, nga data 27 qershor e deri më 30 qershor, do të jetë në Mal ti Zi. Komuniteti katolik i vendin e konsideron e pret me gëzim të madh e si një dhuratë të çmueshme. Prania e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit do të jetë, sigurisht,  një nxitje e mëtejshme jo vetëm për misionin e Kishën katolike në Mal të Zi, por edhe për mbarë vendin, ku Shteti e Kisha kanë marrëdhënie të mira e bashkëpunojnë për të mirën e të gjithëve, pohon imzot Rrok Gjonlleshaj. 

E pikërisht mbi domethënien e kësaj vizite, flasim me kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, të cilit i kërkuam të na thotë se cili është programi dhe çka përfaqëson për Kishën kryedioqezane të Tivarit dhe për Malin e Zi, vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin?

Sekretari i Shtetit të Vatikan, kardinali Pietro Parolin shkon për vizitë në Mal të Zi

 

 

 

26 qershor 2018, 13:38