Kërko

 Papa takohet me drejtuesit e Veprave Papanore  Misionare Papa takohet me drejtuesit e Veprave Papanore Misionare 

Paraqitet Tetori Misionar 2019, sipas dëshirës së Papës

Tetori 2019 duhet ta ndihmojë gjithë popullin e Zotit të përtërijë vetëdijen e përgjegjësisë, që buron nga Pagëzimi, lidhur me misionin e Kishës për ungjillëzimin e mbarë botës.

R. SH. - Vatikan

Në Asamblenë e përgjithshme të Veprave Papnore Misionare (Pom), në seancën kushtuar Tetorit Misionar 2019, u kujtuan etapat themelore të udhës së bërë deri tani, duke nisur prej miratimit të nismës nga Papa Françesku, deri tek takimet parapërgatitore, në nivele të ndryshme e duke nënvizuar katër përmasa, që karakterizojnë veprimtarinë misionare.

“Tetori 2019 duhet ta ndihmojë gjithë popullin e Zotit të përtërijë vetëdijen e përgjegjësisë, që buron nga Pagëzimi, lidhur me misionin e Kishës për ungjillëzimin e mbarë botës. Iu caktua Sekretarisë Ndërkombëtare të Bashkimit Papnor Misionar(Pum), roli udhëheqës dhe lëvizës i kësaj nisme, për të qenë shpirti i koordinimit të Veprave Papnore Misionare (Pom), së bashku me Kongregatën për Ungjillëzimin e Popujve (Cep) dhe me Universitetin Urbanian (Puu). E kujtoi dje atë Fabrizio Meroni, sekretar i përgjithshëm i Pum, drejtor i Ciam e i Fides, duke hapur punimet e pjesës së zakonshme të Asamblesë së përgjithshme të Pom, me një seancë kushtuar Tetorit Misionar.

Katër përmasat e Muajit misionar

Atë Meroni kujtoi etapat themelore të udhës së bërë deri më sot, që nga miratimi i nismës nga Papa Françesku, në takimet e ndryshme parapërgatitore, duke nënvizuar 4 përmasat, që duhet ta karakterizojnë Muajin Misionar të Jashtëzakonshëm. Janë ato, që kujtoi Papa Françesku  gjatë fjalimit, në takimin me Drejtorët Kombëtarë të Pom, më 3 qershor 2017. Përmasa e parë, takimi personal me Jezu Krishtin e gjallë, në Kishën e tij: Eukaristia, Fjala e Zotit, lutja personale e komunitare. E dyta, dëshmia e shenjtorëve dhe e martirëve të misionit (të shenjtëruar ose jo). Përmasa e tretë, formimi biblik, katekistik, shpirtëror e teologjik për mision. Së fundi, e katërta: bamirësia misionare si angazhim i të gjithëve për të mbështetur “koston” e kumtimit ungjillor dhe të formimit në fe e në mision, posaçërisht në Kishat më nevojtare.

Kumtimi i Papës

Të diel, më 22 tetor 2017, Dita Misionare Botërore, Papa Françesku i dërgoi një letër kardinalit Fernando Filoni, Prefekt i Cep, duke i besuar detyrën të nisë përgatitjen e kësaj ngjarjeje të madhe, posaçërisht përmes sensibilizimit të Kishave të veçanta, të Instituteve të jetës së rregulltare dhe shoqëritë e jetës apostolike, si dhe shoqatave dhe lëvizjeve, bashkësive dhe realiteteve të tjera kishtare.

“Bota shikon tek Papa figurën vendimtare të krishterimit botëror, së bashku me Patrikun ekumenik Bartolomeu”. Ky, mendimi i pastorit ungjillor, Martin Robra, në Civiltà Cattolica.

02 qershor 2018, 21:27