Kërko

World Council Churches General Secretary Rev. Olav Fykse Tveit World Council Churches General Secretary Rev. Olav Fykse Tveit 

Papa në Gjenevë në WCC: Tveit, "Kjo ditë është historike. Nuk ndalemi këtu. Do të vazhdojmë"

"Sot, me këtë vizitë, dëshmojmë se është e mundur të kapërcehen ndarjet dhe distancat, si dhe konfliktet e thella shkaktuar nga traditat dhe bindjet e ndryshme fetare", tha Tveit.

R. SH. - Vatikan

"Sot ne jemi të nderuar që Shenjtëria Juaj, Papa Françesku ka vendosur të vizitojë Këshillin Botëror të Kishave në këtë rast. Sot ne po tejkalojmë një moment historik në udhëtimin tonë ekumenik. Është një ditë për të cilën shumë njerëz në mbarë botën janë lutur dhe e kanë dëshiruar”. Kështu e nisi fjalimin Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, i Nderuari Olav Fykse Tveit, në takimin ekumenik që u zhvillua në Gjenevë në praninë e Papa Françeskut.

"Sot, me këtë vizitë, dëshmojmë se është e mundur të kapërcehen ndarjet dhe distancat, si dhe konfliktet e thella shkaktuar nga traditat dhe bindjet e ndryshme fetare", tha Tveit, duke shtuar menjëherë: "Bota në të cilën jetojmë ka nevojë të madhe për shenja që na lejojnë e mundësojnë të pajtohemi dhe të jetojmë sëbashku si një komunitet i përbashkët njerëzor, që shqetësohet për jetën e një toke të vetme, që është shtëpia jonë e përbashkët. Ne shohim kaq shumë gjëra që mund të na ndajnë, që krijojnë konflikte, dhunë dhe luftëra. Edhe feja përdoret gjithashtu në mënyrë të parregullt e të pavend për këto qëllime.

Dallimet ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, ndërmjet popujve të grupeve dhe racave të ndryshme, vazhdojnë të ekzistojnë akoma e madje edhe rriten. Planeti ynë po shfrytëzohet e shkatërrohet vazhdimisht. Dhe dinjiteti i njerëzve sulmohet vazhdimisht, duke minuar të drejtat e tyre dhe mundësitë e tyre për të shpresuar për një të ardhme më të mirë së bashku në këtë botë. Duhet të jemi të bashkuar në shpresën e një të ardhmeje të përbashkët e të ndarë së bashku. Të gjithë kemi të drejtën të shpresojmë ".

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave pastaj iu drejtua me fjalë mirënjohjeje Papës Françesku. "Shenjtëria e tij, me anë të misionit së Tij që ka dëshmuar në shumë mënyra angazhimin për këtë shërbim të shenjtë të unitetit, ka dëshmuar se Shenjtëria Juaj është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, duke dalur nga zonat e sigurisë së Kishës. Leadership-i Juaj është një shenjë e fortë se si mund të gjejmë shprehje të këtij uniteti në diakroninë (shërbimin) dhe në mision, duke ecur, lutur dhe punuar së bashku".

21 qershor 2018, 17:58