Kërko

 Papa me imzotin Galantino Papa me imzotin Galantino  

Papa emëron imzotin Galantino, president i Apsa-s

Sekretari i përgjithshëm i Cei (Konferencës ipeshkvnore italiane), emërohet president i Apsa-s, organizmit që merret me drejtimin e administratës të pasurisë së Selisë së Shenjtë.

R. SH. - Vatikan

Sekretari i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore italiane, emërohet president i Apsa-s, organizmit drejtues të ekonomisë, që merret me administrimin e pasurisë së Selisë Apostolike. Imzot Galantino, i lindur në Cerignola (Foxha), më 16 gusht 1948, u laurua në filozofi pranë Universitetit të Barit, më 1974, për t’i vijuar më tej studimet në Napoli. Student i filozofisë dhe i teologjisë dogmatike një herë, mësues i këtyre lëndëve, më pas, njëherësh me shërbimin pedagogjik, vijoi të kryejë  edhe atë baritor, si famullitar (1977-2012), në Cerignola.

Nga viti 2004 ka qenë përgjegjës i Shërbimit italian për Studimet e Larta të Teologjisë dhe të Shkencave Fetare të Konferencës ipeshkvnore italiane. U zgjodh ipeshkëv i Cassano all’Jonio më 9 dhjetor 2011, për t’u shuguruar më 25 shkurt 2012. Në dhjetor 2013 u emërua nga Papa Françesku Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore italiane Ad interim dhe u konfirmua ad quinquennium (për pesë vjet)  më 25 mars 2014.

Autor i shumë studimeve, bashkëpunon me Revista të Teologjisë dhe të Filozofisë, me kontribute  të kryesisht të karakterit antropologjik.

27 qershor 2018, 14:52