Kardinajtë në Sallën e Koncistorit Kardinajtë në Sallën e Koncistorit 

Nesër, Koncistori për krijimin e kardinajve të rinj

Në atmosferën e Festës së Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal, një nga kremtimet më në shenjë në Vatikan, Papa mbledh koncistorin për t’i shtuar Kishës Katolike kardinajve të rinj

R. SH. - Vatikan

Nesër, më 28 qershor, Nata e Festës së Pajtorëve të Vatikanit, Kryeapostujve Pjetër e Pal,  në orën 16.00, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku do të mbajë Koncistorin e Zakonshëm Publik për krijimin e nëntë kardinajve, të  cilëve do t’u dorëzojë kësulën, unazën dhe Titullin ose Diakoninë.

Edhe vizitat e mirësjelljes kardinajve të rinj mund t’u bëhen nesër, 28 qershor, në orën 18 deri 20.00.

Ndërsa të premten, më 29 qershor 2018, në orën 9.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa do të bekojë Paliot e shenjta, që do t’u dorëzohen, më pas, kryeipeshkvijve metropolitë. Në vijim, Mesha Shenjte e Solemnitetit të Apostujve Pjetër e Pal.

27 qershor 2018, 14:44