Kërko

 Cardinale Pietro Parolin  e il  Primo ministro del  Montenegro Marko Dukovic Cardinale Pietro Parolin e il Primo ministro del Montenegro Marko Dukovic 

Filloi sot vizita e Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë në Mal të Zi

Vizat zyrtare disaditore e Sekretarit të Selisë së Shenjtë konsiderohet historike, tha Kryeministri i Malit Zi, Markovic, i cili shtoi se kjo vizitë shpreh edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe vë në pah vlerat që ndajmë së bashku

R. SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin mbërrini sot në Mal të Zi. Në aeroportin e Podgoricës, kardinali Parolin u prit me nderime të larta e gëzim të veçantë nga autoritetet shtetërore e nga ipeshkvijtë e Kishës katolike të vendit.

Vizat zyrtare disaditore e Sekretarit të Selisë së Shenjtë konsiderohet si vizitë historike, theksoi Kryeministri i Malit Zi, Dusko Markovic, i cili shtoi se kjo vizitë shpreh edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe vë në pah vlerat që ndajmë së bashku. “Mali Zi e përshëndet vizitën historike të kardinali Pietro Parolin dhe jemi të sigurt se vizita e Hirësisë së Tij e bisedimet që kemi pasur, tha Kryeministri Markovic, përfaqësojnë bazën për një përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit, e në një të ardhme të afërt shpresojmë edhe në vizitën e Papës Françesku”.

Kardinali Parolin, në ditën e parë të vizitës së tij në Mal të Zi, pat takime zyrtare me autoritetet e larta shtetërore, së pari me kryeministrin Markovic e pastaj me Presidentin e Malit të Zi, Djukanovic. Nesër, kardinali Parolin do të vazhdojë takimet zyrtare me autoritetet shtetërore, e do të takohet me Presidentin e Parlamentit Brajovic e pastaj ministrin e kulturës Bogdanovic.

Po nesër, pasdite Kardinali Parolin do të vizitojë kryedioqezën e Tivarit. Së pari Hirësija e Tij do të takohet me kryeipeshkvin e vendit, imzot Rrok Gjonlleshaj, pastaj me klerin e dioqezës, në famullinë e Tuzit dhe me popullin e Zotit, në Tivar. Të premten më 29 qershor, në festën e shën Pjetrit e ditën e emrit të kardinalit Pierto, do të kremtojë Eukaristinë Shenjte në Katedralen e re gjithnjë në Tivar.

Takimet e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, kardinalit Parolin me autoritetet e larta të shtetit të Malit të Zi janë një rast i volitshëm për “thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale, marrëdhënie që datojnë qysh në vitin 1886, kur qe nënshkruar Konkordati ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Malit të Zi, e që sot kanë të përbashkëta edhe vlerat civilizuese – thuhet një në deklaratë zyrtare të Malit të Zi – siç është paqja, bashkëjetesa dhe drejtësia”.

“Selia e Shenjtë përcjell me vëmendje zhvillimet dhe vlerëson arritjet e Malit të Zi, si dhe procesin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ky afrim drejt BE-së është rast i madh për përforcimin e paqes e të mirëkuptimit, një rast i mirë për t’u liruar nga e kaluara e për të përforcuar zhvillimin dhe ndërtuar shoqërinë mbi themele të shëndosha për një të ardhme më premtuese”, pohon mes tjerash Sekretari Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin në një intervistë të botuar nga e përditshmja e Mali të Zi “Pobjeda”. “Mali Zi është shembull se si mund të arrihet uniteti në shumëllojshmëri”, thekson kardinali Parolin. “Besoj se ky vend, ku takohen etni e kultura të ndryshme, ka arritur t’i shndërrojë diferencat nga shkaku i ndarjes në një pasuri të përbashkët për t’u ruajtur e kultivuar”, vazhdon e përditshmja e Malit të Zi duke cituar kardinalin Parolin.

Krahas takimeve dhe bisedimeve me autoritetet e larta shtetërore, Sekretari i Vatikanit gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, takon edhe komunitetin katolik të vendit, duke u nisur nga kryedioqeza  Tivari e pastaj edhe ajo e Kotorit. Po më tepër nga dita e parë e vizitës së kardinalit Parolin në Mal të Zi, ta dëgjojmë meshtarin nga Tivari, dom Simo Luliç...

më tepër nga dita e parë e vizitës së kardinalit Parolin në Mal të Zi, ta dëgjojmë meshtarin nga Tivari, dom Simo Luliç
27 qershor 2018, 16:15