Kërko

Papa takohet me ipeshkvijtë peruvianë Papa takohet me ipeshkvijtë peruvianë 

Papa priti ipeshkvijtë e Perusë

Pas shtegtimit papnor, janarin e kaluar, në Peru, ipeshkvijtë i shprehën Papës mirënjohjen e tyre

R. SH. -Vatikan

Papa Françesku priti dje, në Vatikan, Kryesinë e Konferencës Ipeshkvnore Peruviane (CEP). Ndërmjet temave që u diskutuan, Ungjillëzimi i Perusë dhe pasojat e shtegtimit të Papës në vend janarin e kaluar.

Nxitje e re për Kishën

“Gëzimi dhe përtëritja e shpresës, që la pas vizita e Papës, ishte një nxitje e fuqishme për Kishën katolike peruviane. I dha zemër për të përballuar sfida të reja. Duhen parë nga afër problemet e përballuara nga Papa, si trafiku i njerëzve, format e dhunës kundër grave, ndotja ambientale e edhe të tjera - tha imzot Cabrejos, kryeipeshkëv i Trujillo e president i CEP.

Mirënjohja e popullit peruvian

Ndërmjet të pranishëmve, edhe imzot Pedro Barreto, kryeipeshkëv i Huancayo; i pari zëvendës-kryetar e kardinal i ardhshëm; imzot Robert Previost, ipeshkëv i Chiclayo si dhe zëvendës kryetari i dytë e sekretar i përgjithshëm, Norberto Strotmann. Ipeshkvijtë - lexohet në një komunikatë të CEP, i sollën Papës dashurinë, respektin e mirënjohjen e popullit peruvian.

Solidaritet me Venezuelën

Ipeshkvijtë peruvianë gjatë javës vizituan edhe disa dikastere të Kuries Romake. Posaçërisht në Dikasterin për Zhvillimin e gjithanshëm njerëzor diskutuan për solidaritetin dhe ndihmat, që mund e duhet t’i japin popullit vëlla venezuelan.

 

28 maj 2018, 17:29