Kardinali polak Augusto Giuseppe Hlond, shpallur Shëbëtor i Nderuar i Zotit Kardinali polak Augusto Giuseppe Hlond, shpallur Shëbëtor i Nderuar i Zotit 

Papa njeh “virtytet heroike”, të 12 të lumëve të rinj

Papa Françesku - njofton sot Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë - duke pritur në audiencë kardinalin Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, e autorizoi për shpalljen e dekreteve, që kanë të bëjnë me “virtytet heroike” të 12 të Lumëve.

R. SH. Vatikan

Papa Françesku - njofton sot Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë  - duke pritur në audiencë kardinalin Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, e autorizoi për shpalljen e dekreteve, që kanë të bëjnë me “virtytet heroike” të 12 të Lumëve. Janë:

Giuseppe Hlond, i Shoqërisë Saleziane të Shën Gjon Boskos, kryeipeshkëv i Gnieznos e Varshavës, primat i Polonisë, themelues i Shoqatës së Krishtit për emigrantët; Michele Angelo Builes, ipeshkëv i Santa Rosa de Osos, themelues i Kongregatave të ndryshme fetare; Enrico Mauri, themelues i Oblateve të Krishtit Mbret; Giovanni Battista Berthier, themelues i Kongregatës së Misionarëve të Familjes Shenjte; Guglielmo Eberschweiler, jezuit; Pietro Uccelli, i Shoqërisë së Përshpirtshme të Shën Françesk Saverit për misionet e jashtme (Misionarët Saverianë); Pio Dellepiane, meshtar i Urdhërit të Minimi; Norberto McAuliffe, i Institutit të Vëllezërve të Zemrës së Krishtit; Francesca e Plagëve të Jezusit, rregulltare e Urdhërit të Shën Françeskut të Manastirit të Provanisë Hyjnore të Badalona; Eleonora e Shën Marisë, rregulltare e Urdhërit  të Shën Dedës; Angela Maria e Zemrës së Krishtit, e Kongregatës së Motrave të Trinisë Shenjte, vdekur në kampin e përqendrimit të Birkenaut, në Auschwitz, më 23 dhjetor 1944; Maria Edvige Zivelonghi, rregulltare e Kongregatës së Bijave të  Jezusit.

22 maj 2018, 14:50