Cerca

Vatican News
Kardinali Castrillon Hoyos Dario Kardinali Castrillon Hoyos Dario  

Ndërroi jetë, në Romë, kardinali Darío Castrillón Hoyos

Ndërroi jetë kardinali Darío Castrillón Hoyos, ish-prefekt i Kongregatës për Klerin. Në një telegram, ngushëllimet e Papës. Nesër, Mesha e Dritës në Shën Pjetër.

R.SH. - Vatikan

Vdiq sot, në Romë, në moshën 88 vjeçare, kardinali kolumbian, Darío Castrillón Hoyos ish-prefekt i  Kongregatës për Klerin. U shua në muajin e majit, kushtuar Marisë, për të cilën pati devocion të veçantë gjatë gjithë jetës. Në një telegram ngushëllimi, Papa  e quan “Shërbëtor i mirë i Ungjillit” dhe kujton “shërbimin e tij bujar ndaj Kishës”, posaçërisht si prefekt i Kongregatës për Klerin.   

I lindur në Medellín të Kolumbisë më 4 korrik 1929, meshtar më 26 tetor 1952, ipeshkëv, në qershor 1971, më 1998 u krijua kardinal nga Shën Gjon Pali II.

Mesha e Dritës e Kardinalit të ndjerë do të kremtohet nesër, në orën 14.30, në Altarin e Katedrës, në Bazilikën e Vatikanit. Liturgjia do të kryesohet nga kardinali Angelo Sodano, Dekan i Kolegjit Kardinalor, së bashku me kardinaj e ipeshkvij të tjerë. Papa Françesku do të kryesojë ritet e lamtumirës së fundit. Kardinali Hoyos do të varroset në katedralen e vendlindjes, në Medellin të Kolumbisë. Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor përbëhet nga  213 kardinaj, nga të cilët, 115 zgjedhës e 98 këshilltarë.

18 maj 2018, 19:04