Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Papa Françesku Papa Françesku 

Kujtojmë përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Vatikan-Shqipëri

Më 23 mars 2002, në Tiranë u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve reciproke". Kujtojmë se për Selinë e Shenjtë marrëveshjen e nënshkroi Nunc Apostolik i asaj kohe në Shqipëri, Imzot Giovanni Bulaitis, ndërsa për Republikën e Shqipërisë, kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko.

R. SH. - Vatikan

Kujtojmë përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Vatikan-Shqipëri.

Kujtojmë përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Vatikan-Shqipëri.

Si sot, më 23 mars 2002, në Tiranë u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve reciproke". Kujtojmë se për Selinë e Shenjtë marrëveshjen e nënshkroi Nunc Apostolik i asaj kohe në Shqipëri, Imzot Giovanni Bulaitis, ndërsa për Republikën e Shqipërisë, kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko.

Selia e Shenjtë dhe Republika e Shqipërisë duke pasur dëshirën e përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar, në frymën e miqësisë, marrëdhëniet ekzistuese midis tyre, dhe me qëllimin për të rregulluar përmes një marrëveshjeje të përbashkët statusin juridik të Kishës Katolike në Shqipëri. Kjo marrëveshje e 23 marsit të vitit 2002 ka 11 nene e me pak fjalë  garanton lirinë e Kishës katolike për të shpallur dhe praktikuar në mënyrë publike dhe drejtën e organizimit të misionit të saj.

Marrëveshja ka 11 nene si më poshtë:

Neni 1

Republika e Shqipërisë garanton lirinë për të shpallur dhe praktikuar në publik Fenë Katolike. Kisha Katolike në Shqipëri ka të drejtë të organizohet dhe të plotësojë misionin e saj.

Neni 2

Republika e Shqipërisë njeh zotësinë juridike të personave ligjor për entitete të tilla të Kishës Katolike të cilat janë të parashikuara në të Drejtën Kanonike, si Arqidioqezat, Dioqezat apo Administraturat Apostolike, Famullitë, Bashkësitë fetare, Misionet, Shoqatat, Seminaret, Shkollat dhe Institucionet arsimore të të gjitha niveleve, Institucionet shëndetësore, mbas regjistrim

Neni 3

Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike në Shqipëri gëzojnë lirinë e plotë të komunikimit dhe të korrespondencës me njëra-tjetrën. Selia e Shenjtë dhe Republika e Shqipërisë do të mbajnë marrëdhënie diplomatike në nivelin e Nunciatures Apostolike dhe Ambasadës.

Neni 4

Kisha Katolike ka të drejtë të posedojë mjete të veta të komunikimit masiv dhe ka të drejtë të përdorë mjetet publike të komunikimit masiv, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 5

Autoriteti kompetent kishtar ka të drejtë të krijojë strukturat përkatëse të Kishës, e në veçanti të krijojë dhe të modifikojë personat juridikë kishtarë, në përputhje me të Drejtën Kanonike dhe duke respektuar ligjet shqiptare. Selia e Shenjtë është e lirë të zgjedhë një klerik në detyrën e Ipeshkvit ose të Administratorit Apostolik i cili mund të jetë dhe Ipeshkëv. Përpara se të publikojë emërimin e Ipeshkvit apo të Administratorit Apostolik, Selia e Shenjtë, për mirësjellje dhe në konfidencë, do të informojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Neni 6

Për të plotësuar përgjegjësitë që rrjedhin nga funksioni baritor, Ipeshkvi ose Administratori Apostolik ka të drejtë të ftojë në Shqipëri priftërinj, anëtarë të kongregacioneve rregulltare dhe persona laikë të cilët nuk kanë nënshtetësinë shqiptare dhe të rekomandojë kërkesën e tyre per leje për rezidencë dhe per leje per punë drejtuar autoriteteve shqiptare, në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Me kërkesen form ale të Ipeshkvit ose të Administratorit Apostolik, leja per rezidencë dhe leja për punë e nënkuptuar kjo per ushtrimin e aktivitetit baritor do të lëshohen kundrejt një pagese minimale sipas legjislacionit dhe rregullave shqiptare.

Neni 7

Kisha Katolike ka të drejtë të hapë dhe të drejtojë shkollat, klinikat dhe qendrat sociale të saja sipas të Drejtës Kanonike dhe në përputhje me ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Neni 8

Republika e Shqipërisë do të kthejë pronat e Kishës Katolike në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe do të asistojë riregjistrimin e tyre në emrin e Kishës Katolike në zyrat kompetente shtetërore.

Neni 9

Në rastet e çështjeve të dyshimta, të pazgjidhura dhe të diskutueshme të cilat kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Shqipëri në përgjithësi ose me komunitetet apo institucionet katolike në veçanti, Kisha Katolike në Shqipëri dhe autoriteti kompetent në Republikën e Shqipërisë do të krijojnë një komision "ad hoc" të përbashkët me detyrën për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

 Neni 10

 Nëse në të ardhmen do të lindin vështirësi në lidhje me dispozitat e mësipërme që do të kenë të bëjnë me interpretimin apo aplikimin e tyre, Selia e Shenjtë dhe Republika e Shqipërisë do të procedojnë në marrëveshje të përbashkët për një zgjidhje miqësore.

Neni 11

Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi qysh në momentin e njoftimit reciprok për plotësimin nga Palët të procedurave të tyre të brendshme të kërkuara për hyrjen e saj në fuqi. Kjo marrëveshje mund të zgjidhet prej secilës nga Palët që do të njoftojë Palën tjetër për vendimin e saj me shkrim. Marrëveshja do të pushojë së ekzistuari nëntëdhjetë (90) ditë mbas ditës së njoftimit.

Tiranë, 23.03.2002

14 maj 2018, 16:46