Kërko

Kardinali Ernest Simoni Troshani uron Atin e Shenjtë Françesku për 11-vjetorin e Papnisë, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, 2024.03.13 Kardinali Ernest Simoni Troshani uron Atin e Shenjtë Françesku për 11-vjetorin e Papnisë, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, 2024.03.13

Kardinali Simoni Troshani uron Françeskun për 11-vjetorin e Papnisë

Kardinali shqiptar Hirësia e Tij Ernest Simoni Troshani uron Atin e Shenjtë Françesku për 11-vjetorin e papnisë, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

R.SH. / Vatikan

Kanë kaluar njëmbëdhjetë vite nga 13 marsi 2013, dita kur Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, në udhëheqjen e Kishës Katolike Universale. Papnia e Françeskut karakterizohet nga pasioni për paqen e vëllazërimin ndërmjet popujve, kombeve, shteteve e feve. Vetëm gjatë një viti Bergoglio bëri më shumë se 150 apele për paqe në Ukrainën e "martirizuar" dhe mbi gjashtëdhjetë thirrje për armëpushimin në Lindjen e Mesme. Papnia e Françeskut karakterizohet nga pasioni për ungjillëzimin dhe nga rruga e vazhdueshme për reformimin misionar të Kishës.

Sot, kardinali shqiptar, Hirësia e Tij Ernest Simoni Troshani e uron Atin e Shenjtë Françesku për 11-vjetorin e papnisë, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

13 mars 2024, 10:35