Kërko

Papa, le Ceneri Papa, le Ceneri

Më 1 shkurt, Mesazhi i Papës për Krezhmët 2024

Gjatë paraqitjes së mesazhit të Papës për Krezhmët 2024, të enjten, më 1 shkurt, do të jetë i pranishëm edhe artisti i njohur italian Maupal, që pikturon në muret e qytetit. Tema e pikturave të tij ka qenë shpesh vetë Ati i Shenjtë

R.SH. – Vatikan

Do të publikohet të enjten, më 1 shkurt, Mesazhi i Papës Françesku për Krezhmët 2024, me temë “Përmes shkretëtirës, Zoti na prin drejt lirisë”. Dokumenti do të paraqitet në orën 11.30, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, në një konferencë për shtyp.

Do të flasë prefekti i Dikasterit për Shërbimin e Zhillimit të gjithanshëm Njerëzor, kardinali Michael Czerny; i ngarkuari për katekizmin në dioqezën e Romës, don Andrea Cavallini; profesoresha e e Shkencave Shoqërore në Universitetin Papnor Gregorian, Emilia Palladino, si edhe një nga artistët e rrugës më të famshëm në Itali, Mauro Pallotta (në art “Maupal”), që shpesh ka pasur si temë të pikturave të tij murale vetë Papën Françesku.

29 janar 2024, 13:35