Shëndeti i Papës, në përmirësim, e përjashton polmonitën
R. SH. - Vatikan
Papa ndjehet mirë, nuk ka temperaturë, frymëmarrja vijon t’i lehtësohet. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kujtoi se "pas një inflamacioni të lehtë në mushkëritë, shëndeti i Papës vijon të përmirësohet - siç pohoi edhe vetë Papa - pas mëngjesit të djeshëm nga Shtëpia e Shën Martës, ku kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Bruni kujtoi edhe se skanimi CT, të cilit Francesco iu nënshtrua në mëngjesin e së shtunës në Spitalin Gemelli Isola Tiberina, në Romë, "përjashtoi polmonitën, por jo inflamacionin e mushkërive, me vështirësi të lehta në frymëmarrje". “Për saktësi më të madhe të terapisë, u vendos një gjilpërë me kanulë për infuzion intravenoz me antibiotikë”- bëri të ditur zëdhënësi. Së fundi shpjegoi se "për të lehtësuar shërimin e Papës, u shtynë disa angazhime të rëndësishme të planifikuara për këtë ditë, në mënyrë që t'i kushtojë kohën dhe energjinë atyre institucionale ose më të lehtave, pa dëmtuar shëndetin".
Dje në mëngjes, siç e kujtuam, Papa kremtoi Engjëllin përmes video-lidhjes nga kapela e Shtëpisë së Shën Martës, në mënyrë që të mos hynte e ftohta nga dritarja e Pallatit Apostolik. Kujtojmë se temperatura e kësaj vjeshte të vonë në Romë ka pësuar një rënie të madhe gjatë kësaj fundjave. Vetë Françesku, në fillim të takimit të së dielës, u shpjegoi 12 mijë besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit dhe atyre që e ndiqnin nga shtëpitë: “Sot nuk mund të dukem në dritare, sepse kam problemin e inflamacionit të mushkërive dhe të leximit, ndaj reflektimin do ta lexojë Imzot Braida, që e njeh mirë, sepse është ai që e bën, dhe e bën gjithmonë si s’ka më bukur. Faleminderit shumë për praninë tuaj".
Më pas katekizmi u lexua nga Imzot Paolo Braida, kreu i zyrës së Sekretarisë së Shtetit.