Papa: t'u shërbejmë të varfërve, të preferuarve të Zotit
Papa: “Vështrimi i dhembshur i Ungjillit na çon t'u shërbejmë të varfërve, të preferuarve të Zotit që u bë i varfër për ne (2 Kor 8,9): të përjashtuarve, të mënjanuarve, të flakurve, të vegjëlve, të pambrojturve. Ata janë thesari i Kishës, ata janë të preferuarit e Zotit!”.
R.SH. / Vatikan
“Vështrimi i dhembshur i Ungjillit na çon t'u shërbejmë të varfërve, të preferuarve të Zotit që u bë i varfër për ne (2 Kor 8,9): të përjashtuarve, të mënjanuarve, të flakurve, të vegjëlve, të pambrojturve. Ata janë thesari i Kishës, ata janë të preferuarit e Zotit!”. Kështu shkruan sot Papa Françesku në faqen @Pontifex.
Mesha e Papës në Bazilikën e Shën Pjetrit
Të dielën e 19 nëntorit 2023, në orën 10.00, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin e Eukaristisë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, me pjesëmarrjen e të varfërve dhe të besimtarëve të tjerë. Në fund të kremtimit, në Sallën Pali VI, siç është bërë tashmë traditë, Ati i Shenjtë Bergoglio do të drekojë me rreth 1300 të varfër.
13 nëntor 2023, 15:50