Kërko

Papa pret Presidentin e Konfederatës Zvicerane Berset

Konflikti ukrainas e ai izraelito-palestinez dhe situata e disa vendeve afrikane ishin në qendër të bisedës mes Papës dhe Alain Berset, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinalin Parolin. Gjatë bisedimeve u vu në pah shërbimi “besnik dhe profesional” i Gardës Zvicerane

R.SH. / Vatikan

Duhet të ketë qenë jo vetëm prekja e zakonshme e ngjyrës, por krenaria për një lidhje ekskluzive që zgjat prej më shumë se pesë shekuj me Selinë e Shenjtë që zgjoi te Presidenti i Konfederatës Zvicerane Alain Berset kur paradite pa Gardën Zvicerane, gjatë kalimit me auto nëpër 'Arco delle Campane' në Vatikan. Dhe "shërbimi besnik e profesional" që i është bërë Papës nga Garda Papnore zvicerane ishte një nga temat e audiencës ndërmjet Papës dhe kreut të Konfederatës helvetike, siç bën të ditur njoftimi i Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

Afrika dhe skenarët e luftës

Gjatë rreth 20 minutave të takimit, përveç "kënaqësisë për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Konfederatës Zvicerane", Papa Françesku e Presidenti Berset u ndalën, thuhen në njoftim, "te disa çështje e probleme të natyrës ndërkombëtare, me një referim të veçantë ndaj situatën në disa vende afrikane, ndaj konflikteve në Ukrainë dhe në Izrael e Palestinë, si dhe ndaj angazhimit pasues për multilateralizmin dhe paqen midis popujve". Pas audiencës me Papën, presidenti zviceran zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga Imzot Mirosław Wachowski, nënsekretar për marrëdhëniet me shtetet.

09 nëntor 2023, 16:50