Papa ka grip të lehtë, pa probleme, sipas kontrollit të mushkërive
R.SH. / Vatikan
Veprimtaritë ditore të Papës më 25 nëntor u anuluan në mëngjes "për shkak të një gripi të lehtë". Në orët e para të pasdites u bë një kontroll në mushkëri për t’u bindur, siç u vërtetua më vonë nga rezultatet, se gjithçka ishte në rregull. Kështu kaloi dita e Papës, takimet e të cilit, planifikuar për këtë të shtunë, u anuluan, siç u raportua fillimisht nga drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, pasi komunikoi për mediat se audiencat e Françeskut “ishin anuluar për shkak të një shqetësimi të lehtë, të ngjashëm me gripin”.
Në një komunikim i dytë pak pas orës 14:30 njoftohet se "në orët e para të pasdites" Françesku "iu nënshtrua një skanimi CT në spitalin Gemelli Isola në Romë, për të përjashtuar rrezikun e komplikimeve pulmonare". Testi - përfundon shënimi i shkurtër - "dha rezultat negativ dhe Papa u kthye në Shtëpinë e Shën Martës”.