Kërko

2023.11.30 Membri della Commissione Teologica Internazionale 2023.11.30 Membri della Commissione Teologica Internazionale

Papa: “Kisha duhet të lirohet nga prevalenca e meshkujve, më shumë gra”

Në audiencë me anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar Teologjik, Papa e dorëzoi fjalimin dhe kujtoi rëndësinë e kontributit që japin gratë në reflektimin teologjik: "Nëse nuk dimë të kuptojmë se çfarë është teologjia e një gruaje, nuk do ta kuptojmë kurrë se çfarë është Kisha". Papa nxiti "një teologji ungjillëzuese" në dialog me kulturën e me popullin dhe duke kujtuar përvjetorin e Koncilit të Nikesë që bie më 2025, shpreson në një kremtim të përbashkët të Pashkës" me Kishat tjera

R.SH. / Vatikan

Papa është në rrugën e rikuperimit, por ende vuan nga “inflamacioni i mushkërive të shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje”, siç njoftoi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, për këtë arsye po vazhdon terapinë me antibiotikë, por sot paradite Pati i Shenjtë Françesku priti në audiencë anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtare. Ai kishte një fjalim me shkrim, por gjatë audiencës vuri në dukje se:

''Ka një fjalim të bukur këtu me gjërat teologjike, por siç jam unë, më mirë të mos e lexoj. Unë do t'jua dorëzoj". Kështu tha Papa në audiencën e sotme me anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar Teologjik duke u ankuar për mungesën e grave në komisionin teologjik: ''Ka diçka që nuk më pëlqen te ju, më falni për sinqeritetin tim. Një, dy, tre, katër gra: të gjora! Jam vetëm! Ah, më falni, pesë. Ne duhet të ecim përpara në këtë! ''.

''Gratë kanë një kapacitet të ndryshëm për reflektimin teologjik sesa ne burrat. Ndoshta sepse kam studiuar shumë teologjinë e një gruaje. Më ndihmoi një gjermane e mirë, Hanna-Barbara Gerl, mbi teologun Romano Guardini. Dhe tani, në mbledhjen e radhës të nëntë Kardinajve - njoftoi Ati i Shenjtë - do të kemi një reflektim mbi dimensionin femëror të Kishës. Kisha është grua. Dhe nëse nuk dimë të kuptojmë se çfarë është gruaja, çfarë është teologjia e gruas, nuk do ta kuptojmë kurrë se çfarë është Kisha''.

Pastaj Papa denoncoi se: ''një nga mëkatet e mëdha që kemi pasur është të 'maskularizojmë' Kishën. Dhe kjo çështje nuk mund të zgjidhet me rrugë ministeriale, kjo është tjetër gjë. Ajo zgjidhet përmes udhës mistike. Dhe ju do të pyesni: ku çon ky diskutim?

Së pari për t'ju thënë se duhet të keni më shumë gra këtu  Komisionin Ndërkombëtar Teologjik  - kjo është një -, por edhe për t'ju ndihmuar të reflektoni në fushën e teologjisë. Kisha si grua, Kisha si nuse. Dhe kjo është një detyrë që ju kërkoj, ju lutem mos harroni. Çmaskulirizimi i Kishës është më rëndësi. Dhe faleminderit për atë që bëni. Më falni, fola shumë dhe ndjej dhimbje, por tani të ulur siç jemi, mund të lusim një Atë ynë së bashku, secili në gjuhën e vet dhe pastaj do të ju jap bekimin''.

30 nëntor 2023, 12:14