Kërko

2020.12.24 Santa Messa della Notte di Natale 2020.12.24 Santa Messa della Notte di Natale

Kremtimet e Papës në periudhën e Krishtlindjes

U publikua Kalendari i Kremtimeve Liturgjike Papnore në periudhën e Krishtlindjes: nga Mesha e 24 dhjetorit në Bazilikën e Vatikanit në orën 19.30, e deri në kremtimin e Meshës në Kapelën Sikstine më 7 janar, gjatë së cilës Papa do të pagëzojë disa fëmijë.

R.SH. / Vatikan

Të dielën e 24 dhjetorit Mesha e Krishtlindjes që kremtohet nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit do të mbahet në Kapelën papnore në orën 19.30. Kështu thuhet në Kalendarin e Kremtimeve Liturgjike Papnore, të publikuar sot nga Zyra e Shtypit e Vatikanit. Prandaj edhe këtë vit, Papa e ruan orarin e hershëm që u përurua në vitin 2020, për shkak të kufizimeve të Covid, që u konfirmua më vonë edhe në vitin 2021 dhe 2022.

Urbi et Orbi

Të nesërmen, e hënë 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes së Krishtit Zot, Papa do të japë bekimin apostolik Urbi et Orbi nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit në orën 12.

Të dielën e 31 dhjetorit në orën 17:00, në Bazilikën e Vatikanit, Papa do të kryesojë kremtimin e lutjes së Mbrëmësores së Parë dhe lutjen e Te Deum në shenjë falënderimi për vitin e kaluar.

Kremtimet e janarit

Të hënën më 1 janar, që është edhe Dita 57-të Botërore e Paqes, Papa Françesku do të kremtojë Meshën e Solemnitetit e Shën MarisëNënës së Zotit, përsëri në Bazilikën e Vatikanit, në orën 10.

Gjithnjë në Bazilikën e Shën Pjetrit, më 6 janar do të kremtohet Mesha e Solemnitetit të Dëftimit a Epifanisë së Zotit në orën 10. Së fundi, më 7 janar, Papa do të kryesojë në orën 9.30 një kremtim në Kapelën Sikstine në festën e Pagëzimit të Zotit, gjatë së cilës do të pagëzojë disa fëmijë.

28 nëntor 2023, 13:02