Klima: Papa në Dubai, do të flasë në Cop28 më 2 dhjetor
R. SH. - Vatikan
Ati i Shenjtë Françesku kthehet në Gadishullin Arabik nga data 1 deri më 3 dhjetor të ardhshëm, në tokën ku shkeli si Papa i parë - katër vjet e gjysmë më parë në Abu Dabi për nënshkrimin historik të Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore së bashku me imamin e madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb - dhe tani do të jetë gjithashtu i pari Papa që do të flasë në një samit ndërkombëtar për klimën, Cop28 që është në program në Dubai.
Papa Françesku do të jetë në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe nga data 1 deri më 3 dhjetor, me rastin e Konferencës së Shteteve që pjesë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet ndryshimet klimatike, pikërisht COP28, ku do të sjellë personalisht mesazhin e tij për komunitetin ndërkombëtar, i cili tashmë është shpalosur në 'Laudate Deum', mbi faktin se nuk mund t’i vonojmë më ndërhyrjet për të kufizuar emetimet për shkak të ngrohjes globale të planetit.
Por përveç fjalimit të Papës, i cili është në program në orën 10.00 të së shtunës së 2 dhjetorit në Konferencën në Expo City, Bergoglio ka në agjendë, në të njëjtën ditë, një sërë takimesh dypalëshe me personalitete të pranishme në Cop28.
Janë sigurisht momente të rëndësishme nga pikëpamja diplomatike, jo vetëm për çështje lidhur me krizën klimatike dhe ndërhyrjet e nevojshme, por edhe për kontekstin aktual ndërkombëtar të karakterizuar nga konfliktet shkatërruese, duke përfshirë atë, pikërisht në zonën e Lindja e Mesme, mes Izraelit dhe Hamasit.
Pavarësisht ‘vështirësive’ të njohura për shkak të moshës, Françesku e ka dashur fort këtë udhëtim në Dubai, i gjashti udhëtim i këtij viti. Pas ditës së 2 dhjetorit që do ti kushtohet tërësisht Konferencës për Klimën, të dielën më 3 dhjetor, para nisjes për në Romë, Papa do të inaugurojë në orën 9.00 në Expo Citx “Faith Pavilion”, "Pavijonin e Fesë".