Kërko

Katedralja e Veronës Katedralja e Veronës  

Françesku do të vizitojë Veronën më 18 maj

Lajmin për vizitën e Papës në qytetin venecian e dha ipeshkvi Domenico Pompili gjatë Festivalit të doktrinës shoqërore. Tre, çastet kryesore: pjesëmarrja në "Arenën e paqes 2024", vizita në burgun e Montorios e dreka me të ftuarit dhe Mesha në stadiumin Bentegodi.

R. SH. - Vatikan

Françesku na sheh si "tokë udhëkryq popujsh, tokë dialogu, në të cilën mund të lulëzojë ballafaqimi e, veçanërisht në këto kohë të vështira, mund të lulëzojë paqja". Ipeshkvi i Veronës, Domenico Pompili, e shpjegoi kështu arsyen themelore që do ta nxisë Papën të vizitojë qytetin më 18 maj. Njoftimi u bë në një konferencë për mediat, në atmosferën e Festivalit të  doktrinës shpqërore, që nisi dje, për të përfunduar nesër.

Tre çastet e vizitës

 Imzot Pompili kujtoi edhe se vizita do të ketë tre çaste kryesore. I pari - me Veronën, që do të përkujtojë 1650 vjetorin e vdekjes së Pajtorit, Shën Zeno - do të jetë pjesëmarrja e Françeskut në "Arenën e Paqes 2024", një ngjarje që do të bashkojë forcat kishtare dhe civile përreth e, ndërmjet të tjerave, do të prekë temat e çarmatimit dhe migrimit.

Më pas Papa do të shkojë në burgun e Montorios, për të takuar të pranishmit dhe për t'u ulur në një tryezë me ta.

Akti i fundit do të jetë kremtimi i Meshës, në stadiumin Bentegodi.

25 nëntor 2023, 12:24