Cop 28, Françesku na fton të lutemi dhe falënderon Platformën Laudato si'
R.SH. - Vatikan
Dje, pasi përfundoi lutjen mariane të Engjëllit, Françesku kujtoi edhe fillimin, dy vjet më parë, të Platformës së Veprimit Laudato Si', e cila ofron mjete të dobishme për kujdesin e shtëpisë sonë të përbashkët. E organizuar nga Dikasteri për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, nisma është hapësirë e përbashkët, në të cilën Kisha i jep përgjigje krizës ekologjike përmes enciklikës së Papës “Laudato si'” e, më konkretisht, kohët e fundit, përmes Laudate Deum.
Posaçërisht Papa jep udhëzime, këshillon veprime, mbështet familjet, famullitë, dioqezat, institucionet arsimore, strukturat e kujdesit shëndetësor, organizatat, punëtorët, bizneset, shoqëritë e, madje, edhe bashkësitë fetare. I falënderon edhe ata, që u bashkuan me këtë nismë dhe i inkurajon të vazhdojnë rrugën e kthesës ekologjike.
Së fundi, ftesa që të gjithë të lutemi për Konferencën mbi ndryshimet klimatike Cop28, që do të mblidhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Papa i cili, më 2 dhjetor, do të mbajë një fjalim.
Françesku, siç është njoftuar, do të jetë në Emiratet Arabe nga 3 dhjetori e, përveç pjesëmarrjes në Cop28, do të ketë edhe takime private dypalëshe e do të përuruojë “Pavijonin e Fesë” në Expo City, organizuar për të frymëzuar sa më shumë aksione konkrete që frenojnë ndryshimin klimatik.