Papa: të ecim së bashku udhës që na sugjeron Shpirti Shenjt
R.SH. / Vatikan
“Një nga detyrat e Sinodit është të ecim së bashku, të dëgjojmë, në mënyrë që Shpirti Shenjt të na sugjerojë rrugë të reja, mënyra për ta sjellë Ungjillin në zemrat e atyre njerëzve që janë indiferentë, të largët, të atyre që kanë humbur shpresën, por që kërkojnë "një gëzim të madh” (Mt 2,10). #Sinod”. Kështu pohon Papa, sot më 9 tetor, në faqen @Pontifex.
Sinodi të jep përshtypjen e një korpi të gjallë, që është Kisha, që po reflekton realisht. Pra, konfrontimit me çështje e probleme, gjuhë dhe mënyra shumë të ndryshme që janë pjesë e realitetit që kalon Kisha. Duke hyrë në Sallën e Sinodit shihet qartë se kemi përpara gjithë botën: barinj, që vijnë nga çdo anë e Tokës dhe sjellin sfidat e gjuhën e popujve të tyre. Nganjëherë, kjo sjell vizione të ndryshme: çështje tepër të nxehta përballohen në mënyra të ndryshme nga vende të ndryshme. Pra, përjetohet një çast, në të cilin konfrontimi është i vërtetë, real, e shtron për zgjidhje çështjen e gjuhës: si t’i përballohen sipas Ungjillit të Krishtit sfidat, që Kisha ka përpara në vende të ndryshme të kësaj bote.
Pra, në Sinod kemi të bëjmë me një punë, që të detyron t’i shqyrtosh mirë çështjet, rastet, të shkosh më në thellësi, duke pasur parasysh njëmijë ndërlikime…Këtë po përjetojnë pjesëmarrësit! Po jetojnë një proces shqyrtimi e shoshitjeje, ashtu siç këshillon Papa, përherë në dëgjim të Shpirti dhe në dialog të hapur me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se përjetohet gëzimi e qëndrimi së bashku edhe atëherë kur anëtarët flasim, diskutojmë, por edhe ndjejnë të gjitha tensionet tipike e madje, edhe tundimet, që sjell me vete shoshitja e vërtetë e punëve dhe çështjeve që janë me një rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe misionin e Kishës në botën e sotme.