Kërko

Papa në Varrezat Ushtarake Franceze Papa në Varrezat Ushtarake Franceze

Papa do të kremtojë meshën për Ditën e të Vdekurve në Rome War Cemetery

Mesha e 2 nëntorit, në memorialin e luftës, do të kremtohet në orën 11. Ndërsa, më 3 nëntor, mesha e Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në kujtim të Benediktit XVI dhe të gjithë ipeshkvijve e kardinajve, që ndërruan jetë gjatë këtij viti

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku do të kremtojë meshën për gjithë besimtarët e vdekur, më 2 nëntor, në Varrezat e të rënëve të Luftës në Romë - Rome War Cemetery. Njoftimin e dha Prefektura e Shtëpisë Papnore, përmes Sallës së Shtypit të Vatikanit. Në Memorialin e luftës, në lagjen Testaccio, prehen eshtrat e ushtarëve, që i përkasin Commonwealth-it, vdekur në Romë gjatë Luftës II Botërore.

Çdo vit Papa zgjedh një vend simbolik dhimbjeje dhe kujtese për kremtimin e Ditës së të Shumëve, më 2 nëntor, si: Varreza Laurentino, Varreza Ushtarake Franceze, Verano, Prima Porta, Varreza Amerikane në Nettuno. Vitin e kaluar, para se të nisej për në Bahrein, Papa, pas meshës në Bazilikën e Shën Pjetrit në kujtim të kardinajve dhe ipeshkvijve të vdekur, u ndal në Varrezat Teutonike për një lutje private.

Po sot, Zyra e Kremtimeve Liturgjike njoftoi se më 3 nëntor, në orën 11.00, Françesku do të kremtojë meshën në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Vatikanit, për shpirtin e Papës së ndjerë Benedikti XVI, i cili ndërroi jetë më 31 dhjetor 2022, si edhe për të gjithë kardinajtë dhe ipeshkvijtë, që kanë vdekur gjatë këtij viti.

17 tetor 2023, 16:28