Kërko

Ukrainë: Papa, ta intensifikojmë lutjen, populli po vuan shumë

Papa:"jemi të thirrur të kundërshtojmë forcën e armëve me atë të bamirësisë, retorikën e dhunës me ngulimin e lutjes. Le ta bëjmë këtë mbi të gjitha për shumë vende që vuajnë nga lufta. Mendoj në një mënyrë të veçantë, të intensifikojmë lutjen për Ukrainën e torturuar - ka flamuj të Ukrainës (në sheshin e Shën Pjetrit) e cila po vuan shumë, shumë”.

R.SH. - Vatikan

Akoma edhe një herë sot mendimi i Papës shkoi te "Ukraina e torturuar", ndërsa tregonte flamujt e shumtë të këtij vendi në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, i cili, kujtoi Ati i Shenjtë, "po vuan shumë, shumë!".

"Le të ndihemi të thirrur të kundërshtojmë forcën e armëve me atë të bamirësisë, retorikën e dhunës me ngulimin e lutjes. Le ta bëjmë këtë mbi të gjitha për shumë vende që vuajnë nga lufta. Mendoj në një mënyrë të veçantë, të intensifikojmë lutjen për Ukrainën e torturuar - ka flamuj të Ukrainës (në sheshin e Shën Pjetrit) e cila po vuan shumë, shumë”. tha Papa Françesku pas lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot.

10 shtator 2023, 16:05