Pajtim dhe paqe, ky urimi i Papës për Vitin e Ri Etiopian
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi "popullin e dashur etiopian" që feston Vitin e Ri tradicional më 12 shtator: Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë popullatën, duke shpresuar se do të bekohen me dhuratat e pajtimit vëllazëror dhe paqes.
R.SH. - Vatikan
"Pasnesër, më 12 shtator, populli i dashur etiopian feston Vitin e Ri tradicional. Dëshiroj t'i shpreh urimet e mia më të përzemërta të gjithë popullsisë, duke uruar që të bekohet me dhuratat e pajtimit vëllazëror dhe paqes". Kështu tha Papa Françesku pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
10 shtator 2023, 16:27