Kërko

Papa, Zoti e çliroftë botën nga fatkeqësia e luftës

Papa: "të bëhemi ne vetë lajmëtarë e shërbëtorë të paqes në vendin ku jetojmë dhe punojmë! Mbi të gjitha të lutemi për paqen! Në këtë moment, lufta në Ukrainë na bënë thirrje në mënyrë dramatike për t’i hapur sytë dhe zemrat ndaj shumë popullsive që vuajnë nga luftërat, duke kujtuar fjalët e Koncilit të Dytë Kishtar të Vatikanit që thotë se: "Çdo akt lufte, që synon, pa dallim, shkatërrimin e qyteteve të tëra apo rajoneve të gjera dhe banorëve të tyre, është një krim kundër Zotit e njerëzimit".

R.SH. - Vatikan

Mesazhi i Papës Bergoglio drejtuar pjesëmarrësve të Simpoziumit Ekumenik, që po mbahet në Abacinë e Pannonhalma, në Hungari, pak orë pas nisjes së tij për në Marsejë, në Francë, me rastin e mbylljes së edicionit të tretë të ‘Takimeve Mesdhetare’.

“Ju jeni mbledhur, të dashur vëllezër dhe motra, në këtë Simpozium ekumenik për të shqyrtuar dhe thelluar, në klimën e lutjes, në KryeAbacinë historike të Pannonhalmës, temën e paqes në shumë aspekte të saj. Ju po e bëni këtë ndërkohë që fatkeqësisht njerëzimi i globalizuar është i plagosur dhe i kërcënuar nga një luftë botërore pjesë-pjesë, e cila, megjithëse e luftuar në disa rajone të planetit, ka pasoja që dëmtojnë jetën e të gjithëve, veçanërisht të më të varfërve.

Ju takohi në një vend që të kujton jashtëzakonisht "pax benedictina" "paqen benediktine" . Kur Papa i shenjtë Pali VI e shpalli Shën Benediktin Abat mbrojtës qiellor të Evropës, e përkufizoi atë si "një lajmëtar të paqes, realizues të bashkimit, mjeshtër të qytetërimit" (Letra Apostolike Pacis nuntius, 24 tetor 1964).
«Kërkoni paqen dhe ndiqni atë» (Ps 34,15; Rregulli i Shën Benediktit [RB], Prol., 17): Shën Benedikti ua rekomandon ngrohtësisht murgjve këto fjalë të psalmit që nga prologu i Rregullit të tij murgar”, shkruan Papa Françesku.

“Rregulla e Shën Benediktit, Abat, «kërkoni paqen dhe ndiqni atë», nuk përmban një diskutim mbi temën e paqes, por mund të miratohet si një udhëzues i shkëlqyer për një angazhim të ndërgjegjshëm dhe praktik në favor të paqes”. Është i bindur për këtë Papa - në mesazhin dërguar pjesëmarrësve të Simpoziumit Ekumenik që mbahet në abacinë e Pannonhalmas (Hungari) – dhe tregon se si Shën Benedikti Abat "shkruante duke menduar për murgjit, por mesazhi i tij shkon shumë përtej mureve të manastireve", madje "tregon sesi bashkëjetesa njerëzore, me hirin e Zotit, mund të kapërcejë rreziqet që vijnë për shkak të diskutimeve dhe të mosmarrëveshjeve".

“Kërkimi i paqes në drejtësi nuk mund të tolerojë asnjë vonesë, pra duhet ndjekur pa hezitim”, bën thirrje Papa Françesku: “Nuk bëhet fjalë për ndërtimin e blloqeve të aleancave, por për krijimin e mundësive që të gjithë të mund të dialogojnë”. “Le të qëndrojmë vetë ne në rrugën drejt paqes; le të bëhemi vetë ne lajmëtarë dhe shërbëtorë të paqes në vendin ku jetojmë e punojmë!”, udhëzimi shën Benediktit për murgjit: “Por mbi të gjitha le të lutemi për paqen!”.

"Sot është e domosdoshme të ndiqen shtigjet e dialogut dhe të paqes,  tha akoma Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të Simpoziumit Ekumenik, që po mbahet në Abacinë e Pannonhalma, në Hungari, pak orë pas nisjes së tij për në Marsejë, në Francë, me rastin e mbylljes së edicionit të tretë të ‘Takimeve Mesdhetare’.

"Le të bëhemi ne vetë lajmëtarë dhe shërbëtorë të paqes në vendin ku jetojmë dhe punojmë! Por mbi të gjitha - tha Papa - le të lutemi për paqen! Në këtë moment, lufta në Ukrainë na ka bërë thirrje në mënyrë dramatike për t’i hapur sytë dhe zemrat ndaj shumë popullsive që vuajnë për shkak të të luftës, duke kujtuar fjalët e Koncilit të Dytë Kishtar të Vatikanit që thotë se:

"Çdo akt lufte, që synon, pa dallim, shkatërrimin e qyteteve të tëra apo rajoneve të gjera dhe banorëve të tyre, është një krim kundër Zotit e kundër vetë njerëzimit dhe duhet dënuar me vendosmëri e pa hezitim”, nënvizon Papa Françesku, duke u rinisur nga fjalët e dokumentit konciliar Gaudium et Spes. “Me ndërmjetësimin e Shën Benediktit i kërkojmë Zotit Trini që bota të çlirohet nga plaga e luftës”, përfundon Papa Françesku.

22 shtator 2023, 13:34