Kërko

2023.09.06 Udienza Generale del Papa 2023.09.06 Udienza Generale del Papa

Papa, shikoni pyllin që rritet, jo pemën që bie

"Të mendojmë se sa fara të mirësisë, të fshehura, bëjnë të mbijnë kopshti i botës, ndërsa ne zakonisht dëgjojmë vetëm zhurmën e pemëve që bien". Kështu tha Papa Françesku gjatë audiencës së sotme të përgjithshme

R.SH. / Vatikan

"Të mendojmë se sa fara të mirësisë, të fshehura, bëjnë të mbijnë kopshti i botës, ndërsa ne zakonisht dëgjojmë vetëm zhurmën e pemëve që bien". Kështu tha Papa Françesku gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, duke folur për udhëtimin e tij të fundit apostolik në Mongoli.

"Njerëzve, e edhe neve na pëlqen skandali. "Shiko, ka rënë një pemë, çfarë zhurme ka bërë". Por a nuk e shihni pyllin që rritet çdo ditë? Sepse rritja ndodhë në heshtje", përfundon Ati i Shenjtë.

06 shtator 2023, 10:00