Papa, martirët koreanë burim frymëzimi
R.SH. / Vatikan
Një shembull i përcaktuar si "heroik", i aftë për të qenë "burim mbështetjeje për të gjithë në marrjen e zgjedhjeve sfiduese" dhe i aftë për të gjeneruar "ngushëllim në momente të vështira". Me këto fjalë, Papa Françesku edhe një herë, në fund të katekizmit të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Vatikan, e kujtoi figurën e Shën Andreut Kim Taegon, Paul Chông dhe shokëve martirë koreanë, përkujtimin liturgjik të të cilëve Kisha katolike romake e kremton sot.
Statuja e Shën Andreut Kim Taegon në Shën Pjetër
Të shtunën e kaluar më 16 shtator, pasdite, një statujë e Shën Andreut Kim Taegon, meshtarit dhe martirit të parë të Koresë, u vendos në një kamare jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, pasi u bekua nga Kardinali Mauro Gambetti, kryeprifti i Bazilikës vatikanase. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë një delegacion prej mbi 300 anëtarësh të Kishës Koreane, duke përfshirë ipeshkvij, meshtarë, motra rregulltare, murgesha dhe besimtarë laikë, të cilët, disa orë më parë, ishin pritur në audiencë te Papa.