Kërko

Papa, Kisha nuk ka mandat politik, qeveritë nuk duhet të frikësohen

Kështu u shpreh, ndërmjet shumë të tjerash, Papa në takimin me ipeshkvijtë dhe klerikët në Ulan Bator:“Kjo është arsyeja pse qeveritë dhe institucionet laike nuk duhet të frikësohen nga veprimtaria ungjillizuese e Kishës”. Kisha nuk ka axhendë politike për të çuar përpara. Kisha njeh vetëm forcën e përvuajtur të hirit të Zotit. Njeh Fjalën e mëshirës dhe të së vërtetës, ndaj “është e aftë të punojë për të mirën e të gjithëve”.

R.SH. / Vatikan

"Zoti Jezus, duke i nisur të tijtë në botë, nuk i dërgoi për të predikuar mendime politike” ndaj, nën shenjën e "vëllazërisë konkrete me çdo popull", "Kisha e lindur nga ky mandat, është Kishë e varfër, Kishë që mbështetet vetëm tek feja e vërtetë, tek fuqia e çarmatosur dhe çarmatosëse e të Ngjallurit”.

Vetëm kjo mund t’ia lehtësojë vuajtjet të njerëzimit të plagosur!

Kështu u shpreh, ndërmjet shumë të tjerash, Papa në takimin me ipeshkvijtë dhe klerikët në Ulan Bator: “Kjo është arsyeja pse qeveritë dhe institucionet laike nuk  duhet të frikësohen nga veprimtaria ungjillizuese e Kishës”. Kisha nuk ka  axhendë politike për të çuar  përpara. Kisha njeh vetëm forcën e përvuajtur të hirit të Zotit. Njeh Fjalën e mëshirës dhe të së vërtetës, ndaj “është e aftë të punojë për të mirën e të gjithëve”.

02 shtator 2023, 11:57