Papa i shkruan Imzot Shevchuk, lutem për Ukrainën, mirënjohës për dëgjimin dhe dialogun
R.SH. / Vatikan
“Ju jam mirënjohës për dëgjimin e vëmendshëm e të ndërsjellë dhe për dialogun tuaj vëllazëror e të sinqertë, i cili u zhvillua në një frymë autentike sinodale”. Kështu Papa Françesku iu drejtua kryeipeshkvit të madh të Kievit Imzot Sviatoslav Shevchuk në një mesazh në përfundim të mbledhjes së ipeshkvijve të Sinodit të Kishës Grego-Katolike të Ukrainës, më 6 shtatorin e kaluar.
“I dashur vëlla – shkruan Papa Françesku –, në kujtesën time është ende i gjallë kujtimi i takimit me ipeshkvijtë greko-katolike ukrainas, të cilët së fundmi u mblodhën në Romë për mbledhjen e Sinodit”. “Duke u lutur për paqen për Ukrainën e dashur, u jap bekimin tim ipeshkvijve të Kishës greko-katolike të Ukrainës dhe të gjithë besimtarëve, që i janë besuar kujdesit tuaj baritor dhe ju kërkoj të mos harroni të luteni për mua”, përfundon Papa.