Kërko

2023.09.13 Benedizione immagine e reliquia della famiglia Ulma. Udienza generale 13.09.2023 2023.09.13 Benedizione immagine e reliquia della famiglia Ulma. Udienza generale 13.09.2023

Papa: familja Ulma shembull devocioni ndaj Zemrës së Jezusit

Papa polakëve: “Qoftë Familja e të Lumturve Ulma, për ju dhe për familjet polake shembull devocioni ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit, fuguren e së cilës, të cilën do ta bekoj sot, të cilën ju do ta çoni në shtegtim në kryedioqezën tuaj”

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, pas katekizmit mbajtur në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, duke përshëndetur besimtarët polakë, falënderoi delegacionin e udhëhequr nga kryeipeshkvi i Przemysl, imzot Adam Szal, i cili solli në Romë reliket e martirëve të rinj të posa shpallur të Lumë Jozef dhe Wiktoria Ulma dhe shtatë fëmijët e tyre, të dielën e kaluar në në Markowa, e tha:

Qoftë kjo Familje e të Lumturve, për ju dhe për familjet polake shembull devocioni ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit, fuguren e së cilës, të cilën do ta bekoj sot, të cilën ju do ta çoni në shtegtim në kryedioqezën tuaj”.

Ishte një ditë e akullt marsi…

Ishte 24 mars 1944 kur në Markowa, fshat i Polonisë, u shfaros një familje e tërë: Jozefi dhe Wiktoria, me fëmijët e tyre Stasia, Basia, Wladziu, Franio, Antos, Marysia Ulma dhe një foshnjë ende në barkun e nënës. Një ferishte. Krijesë ende pa emër! Të gjithë u ekzekutuannë shtëpinë e tyre nga nazistët. Para tyre u pushkatuan tetë hebrenjtë nga familjet Goldman, Grünfeld dhe Didner, që fshiheshin pikërisht për t’i shpëtuar këtij fundi kaq tragjik!.

Qoftë kjo familje polake, e cila përfaqësoi një rreze drite në errësirën e Luftës së Dytë Botërore, është një model për ne të gjithë për ta imituar në përpjekjet tona për të mirën, në shërbimin e atyre që janë në nevojë. Një duartrokitje për këtë familje të të Lumturve të ri”, kështu pati thënë Papa, të dielën e kaluar, më 10 shtator, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot para besimtarëve të mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Historia e familjes polake Ulma ndërthuret me atë të Luftës II Botërore dhe persekutimin e hebrenjve. Shumë prej tyre u shfarosën në kampe përqendrimi, të tjerët u pushkatuan në geto. Por pati edhe nga ata që vdiqën në shtëpitë e njerëzve, që kishin vendosur të mos shikonin nga ana tjetër, por t’i ndihmonin edhe me humbjen e jetës. Në historinë e jetës dhe të fundit të tyre përmblidhet edhe historia e "luftës së pakuptimtë", siç e quan shpesh Papa Françesku, e cila prodhon tmerre dhe dhimbje! Po njerëzimi ndonjëherë duket se nuk i mban mend. Ndaj i duhen kujtuar, që të mos përsëriten kurrë më!   

Shembulli i kësaj familjeje heroike, që flijoi jetën e saj vetëm e vetëm për t’i shpëtuar hebrenjtë e persekutuar, ju ndihmoftë të kuptoni se shenjtëria dhe gjestet heroike arrihen përmes besnikërisë së gjërave të vogla, të përditshme”, u tha Papa besimtarëve e shtegtarëve polakë të pranishëm në audiencën e përgjithshme të 30 gushtit të kaluar, në Vatikan.

13 shtator 2023, 14:02