Françesku mbërriti në Itali nga Mongolia
R.SH. – Vatikan
Pas dhjetë orësh fluturimi, avioni ITA Airëays A330 me Papën në bord, së bashku me shoqëruesit dhe gazetarët e këtij udhëtimi të 43-të apostolik në Mongoli, u ul në orën 16.01 në aeroportin Fiumicino të Romës.
Përtej barrierave: nga ger në tendën e sinodit
Kështu përfundon shtegtimi i Françeskut, i cili filloi më 31 gusht, i pari i një Pape në këtë tokë të ngërthyer ndërmjet Rusisë dhe Kinës. Ditët kaluan në kontakt me bashkësinë e vogël, por të gjallë katolike, në kryeqytetin Ulan Bator, shoqëruar edhe nga mikpritja e kardinalit të ri Giorgio Marengo. Deri më sot, Mongolia u vendos në qendrën e vëmendjes ndërkombëtare, si një vend që duhet njohur “përmes shqisave”, siç tha Papa në avionin që e çoi në kryeqytet, vend që jeton në “heshtje”, në heshtje të madhe. Mes muzikës mantra dhe koreografive tejet të bukura, dëshira për të ruajtur harmoninë e Krijimit; etja për paqe e për vëllazërim në një botë të rrënuar nga konfliktet; inkurajimi për të promovuar projekte bamirësie, por edhe për të vazhduar impenjimin e formimit të një brezi veprimtarësh baritorë vendas, krahas pranisë së misionarëve.
Me pak fjalë, ditë në të cilat, Papa u njoh me hijeshinë e tendave mongole, hapësira ku muret shemben dhe i hapet vendi tjetrit, bartës i kulturave e i feve të tjera, gjithnjë, në një bashkësi miqësore. Një lloj fryti i parë i ëmbël, në prag të Sinodit të Kishës, që do të mbahet në më pak se një muaj në Vatikan.