Kërko

Brazil: Papa, solidariteti dhe lutja për viktimat e përmbytjeve

Papa Françesku "dëshiron të shprehë lutjet dhe solidaritetin e tij me komunitetet e prekura nga shirat e dendur, që ditëve të fundit kanë arritur në shtetin e Rio Grande Do Sul, duke lënë pas një gjurmë shkatërrimi dhe vdekjeje". Kështu thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar, në emër të Atit të Shenjtë, nga Kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin kryeipeshkvit të Santa Maria, Leomar A. Brustolin.

R.SH. / - Vatikan

Papa Françesku "dëshiron të shprehë lutjet dhe solidaritetin e tij me komunitetet e prekura nga shirat e dendur, që ditëtve të fundit kanë arritur në shtetin e Rio Grande Do Sul, duke lënë pas një gjurmë shkatërrimi dhe vdekjeje". Kështu thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar, në emër të Atit të Shenjtë Françesku, nga Kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin kryeipeshkvit të Santa Maria, Leomar A. Brustolin.

Papa "me afërsinë dhe shqetësimin e tij atëror, dëshiron të sigurojë Shkëlqesinë tuaj dhe ipeshkvijtë e tjerë të rajonit - vijon telegrami – për lutjet që ofron për prehjen e përjetshme të viktimave që kanë vdekur, si dhe lutjet që ai i drejton të Plotfuqishmit Zot për familjet e pastreha, me urimin që rindërtimi i lokaliteteve të dëmtuara të bëhet sa më shpejt dhe sa më mirë”.

09 shtator 2023, 14:42