Kërko

2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Incontro giovani dall'Ucraina 2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Incontro giovani dall'Ucraina

Përshëndetja e Papës 15 të rinjve ukrainas, në lutje për vendin e "vuajtur"

Në Nunciaturën Apostolike, sot në mëngjes, 3 gusht, Papa përshëndeti një grup djemsh e vajzash, të cilëve u shprehu afërsinë e tij. Në meshën e mëngjesit pati edhe një takim me familjen e gruas franceze, asistente katekistike, vdekur në moshën 62-vjeçare, në Lisbonë, ditët e fundit, për shkak të një aksidenti

R.SH. / Vatican News

Sot në mëngjes, para se të largohej nga Nunciatura, Papa Françesku takoi një grup prej pesëmbëdhjetë shtegtarësh të rinj nga Ukraina, të shoqëruar nga Denys Kolada, këshilltar për dialogun me organizatat fetare në qeverinë ukrainase. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Vatikanit, duke shtuar se, pasi dëgjoi “historitë prekëse” të të rinjve, Papa u shprehu plot dhimbje afërsinë, duke i siguruar se do të lutet për ta. Takimi zgjati rreth 30 minuta; në fund, Françesku dhe të rinjtë thanë së bashku "Atynën", duke menduar Ukrainën e martirizuar!

Po sot, në meshën që Papa kremtoi në Nunciaturën Apostolike, një tjetër takim domethënës: ai me katër anëtarë të familjes së gruas franceze 62-vjeçare, katekiste, e cila erdhi në Lisbonë për DBR-në dhe vdiq pak ditë më parë për shkak të një aksidenti, në shtëpinë ku strehohej.

 

03 gusht 2023, 11:05