Kërko

2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Gruppo di giovani dalla Turchia 2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Gruppo di giovani dalla Turchia

Përqafimi i Papës me të rinjtë nga Turqia të goditur nga tërmeti: rindërtim edhe në jetë

Në Nunciaturën apostolike të Lisbonës, në orët e vona të mëngjesit, Papa priti një grup shtegtarësh të besimeve të ndryshme të krishtera, ardhur nga Turqia, të cilët e falënderuan për ndihmën që morën pas tërmetit.

R.SH. / Vatican News

Si u kthye në Nunciaturë, pas mëngjesit të ditës së dytë në Lisbonë kushtuar takimit me studentë e të rinj të universitetit dhe të Scholas Occurrentes, Françesku takoi një grup prej rreth 40 të rinjsh të besimeve të ndryshme të krishtera dhe origjinave të ndryshme, shtegtarë nga Turqia,  goditur nga tërmeti në fillim të shkurtit të këtij viti, shoqëruar nga Vikari i Përgjithshëm i Vikariatit Apostolik të Anadollit.

Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke sqaruar se të rinjtë e falënderuan Papën për ndihmën që morën pas tërmetit. Françesku shprehu afërsinë e tij me vuajtjet e përjetuara nga ata që pësuan shkatërrime shkaktuar nga tërmeti, duke i përgëzuar për guximin dhe për sfidën e "rindërtimit. Gjatë takimit, i cili zgjati rreth gjysmë ore dhe përfundoi me lutjen e Atynës, u festua edhe ditëlindja e një vajze turke, e cila sot mbushi 23 vjet.

03 gusht 2023, 17:04