Papës i dhurohet “Atyna” në gjuhën e Amazonës
R.SH. – Vatikan
Lutja “Ati ynë”, shkruar në gjuhën "pano" në një pikturë dhe në portugalisht në një tjetër. Kjo ishte dhurata, që i bënë Papës dy udhëheqës shpirtërorë të bashkësisë Yawanawa, në Amazonë, "që ai të dëgjojë zërin e pyllit" pikërisht në njërën ndër gjuhët më të lashtat të gjithë Amerikës . Kujtojmë se Ati i Shenjtë ia kushtoi katekizmin e audiencës së djeshme të përgjithshme shpalljes së Ungjillit në kontinentin amerikan, duke u përqendruar në dëshminë e Juan Diegos, indiosit, të cilit iu duk Zoja e Guadalupes.
Kateyuve Yawanawa ("Pai Nani, Fernando Luiz") dhe Wiahu Yawanawa ("Felipe Luiz") e kishin të mbuluar kokën sipas zakonit të pyjeve të Amazonës për të takuar Françeskun. Ata po bëjnë një turne në Evropë deri më 5 nëntor. Pai Nani ia ka kushtuar jetën studimit të traditave të lashta stërgjyshore, ruajtjes dhe mbrojtjes së pyllit të Amazonës. Pas takimit me Papën, Pai Nani shpreson "të nisë një proces bashkimi, duke promovuar mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, për të ndihmuar vëllezërit indigjenë në vështirësi në ruajtjen e kulturës dhe të njohurive të tyre, si kujdestarë dhe bij të pyllit".
Përshëndetja e Frei Betto
Për të folur rreth pyjeve tropikale të Amazonës, shkoi po dje tek Papa edhe domenikani Frei Betto. Ai pati sidomos parasysh mbledhjen mbi klimën Cop30, planifikuar në nëntor 2025 në Belém, në shtetin Pará të Brazilit, pikërisht në Amazonë. Sipas Át Frei Betto-s, me sinodin për rajonin e Amazonës dhe me enciklikën “Laudato si'”, Papa ka bërë shumë për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndihmuar të varfrit, «viktima kryesore të pabarazive mjedisore», si edhe për luftën kundër kulturës së hedhurinave. Cop30, uroi Át Frei Betto, duhet të jetë rast "me rëndësi themelore për të intensifikuar masat globale në favor të zgjidhjes së krizës klimatike". Domenikani i dhuroi Françeskut librin e tij të fundit “Jesus militante”.