Papa takohet me përfaqësues të feve në Lisbonë
Në Lisbonë, Papa pret një delegacion nga qendra ndërkombëtare për dialog Kaiciid dhe një grup personash të feve dhe komuniteteve të ndryshme të krishtera
R.SH. / Vatican News
Pas kthimit në Nunciaturën Apostolike, selinë diplomatike të Vatikanit në Portugali, paraditen e sotme, Papa Françesku priti në vizitë një delegacion të qendrës ndërkombëtare të dialogut Kaiciid (The International Dialogue Centre), shoqëruar me kardinali Miguel Ayuso, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar.
Duke përshëndetur delegacionin, Papa shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe u drejtoi të pranishmëve disa fjalë mbi vlerën e vëllazërisë e dialogut dhe rrezikun që vjen nga monologu dhe prozelitizmi. Më pas Papa Françesku zhvilloi një bisedë me Rahim Aga Khan, djalin e liderit të komunitetit ismaelit, i cili ka qendrën e tij në Lisbonë.
04 gusht 2023, 18:34