Papa priti në audiencë Sekretarin e Përgjithshëm të Sinodit kard. Grech
Papa Françesku priti sot në audiencë kardinalin Mario Grech, Sekretar i Përgjithshëm i Sekretarisë së Përgjithshëm të Sinodit, me sekretarët e veçantë të Sinodit Giacomo Costa dhe Riccardo Battocchio.
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku priti sot në audiencë kardinalin Mario Grech, Sekretar i Përgjithshëm i Sekretarisë së Përgjithshëm të Sinodit, me sekretarët e veçantë të Sinodit At Giacomo Costa S. I. dhe don Riccardo Battocchio. Kështu njofton buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Gjithnjë sot Ati i Shenjtë priti në audiencë edhe Kardinalin Matteo Maria Zuppi, Kryeipeshkëv i Bolonjës, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike Italiane; me anëtarët e Kryesisë së së njëjtës Konferencë Ipeshkvnore; Don Simone Bruno, drejtor redaktues i shtëpisë botuese italiane San Paolo Edizioni dhe profesor Luigino Bruni.
24 gusht 2023, 13:05